Feride Lushtaku, bashkëshortja e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut, ka reaguar pas dënimit prej 12 vjet burg që i shqiptoj gjykata bashkëshortit të saj një ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj me këtë dënim duke i quaajtur gënjeshtra të montuara faktet që quan në dënimin e burrit të saj./Gazeta Fjala/
Lexojeni të plotë postimin e Feride Lushtakut:
Forcën dhe krenarin tënde smund ta mposht as ky dënim i pamerituar. Një fjalëe urt popullore thot “buka jote të vret” e sot po bindem që kjo qenka e vërtetë . Turp Jetullah Behrami për gënjeshtrat që ja montove gjith familjes ton, dikur ishe miku ynë e sot zgjodhe të jesh armiku ynë me dëshmi të rrejshme. E përfundove “Misionin e Serbis”. Mos i thuaj vetit Shqipët
Jetullah Behrami, profesor i Shkollës Teknike dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skënderaj esht nga fshati Kotorr i Skenderait dhe njihet si militant i LDK-se.
Jetullah Behrami së bashku me familje ka marrë botën në sy. Askush nuk e di ku është ai. Për vendndodhjen e tij nuk dinë as kolegët nga partia e as nga Kuvendi Komunal.