Deshmitari ‘M’: U deklarova nën presionin e hetuesve

0
749

(E plotësuar) Ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari anonim “M” në rastin “Kleçka”. Si shumica e dëshmitarëve të tjerë edhe ky i fundit e ka mohuar çdo deklaratë të dhënë nga ai.

Madje, ai ka hedhur akuza të rënda mbi EULEX’in, duke thënë se hetuesit e EULEX’it e kanë detyruar të nënshkruajë nën presion dy deklaratat e tij, atë të 30 marsit dhe 20 majit të vitit 2011.

“Kur më kanë qit në kodër më kanë marr në pyetje. Unë kam fol prej tutës. Kam qenë i frikësuar nga ata që më kanë marr në pyetje”, ka thënë dëshmitari “M”, duke iu referuar hetuesve të EULEX’it.

“Jam frikësuar për familjen, fëmijët dhe për veten”, theksoi ai.

Madje, ai ka thënë se pasi e ka dhënë deklaratën ka shkuar prapë në EULEX për ta tërhequr atë.

Megjithatë, dëshmitari “M” nuk e ka mohuar burgosjen e tij në burgun e Kleçkës, por thotë se ka qëndruar vetëm katër orë. Arsyeja e burgosjes thotë të ketë qenë një thes miell që është vjedhur nga djali i tij gjatë kohës së luftës.

Në fund dëshmitari i është drejtuar prokurorit të EULEX’it me një pyetje, përgjigjen e së cilës nuk e mori.

“A ju kam thirr për ndihmë unë juve, apo keni ardh ju vet e më keni marr në pyetje?”, ka qenë pyetja e dëshmitarit “M”, e cila u bë shkas që Gjykatësi të urdhëroj ndërprerjen e videolinkut.

Sot dëshmon dëshmitari “M”

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Kleçka”. Në këtë seancë gjyqësore dëshmon një dëshmitar i prokurorisë i koduar me shifrën “M”.

Tmava: Dikush po tenton që Fatmir Limaj të dëmtohet

Avokati Bajram Tmava, i cili në rastin e MTPT-së mbron Nexhat Krasniqin, për të cilin rast është i akuzuar edhe Fatmir Limaj, ka thënë se dikush po tenton që me këtë proces ta dëmtojë Limajn si personalitet.

“Sipas bindjes sime, dikush po tenton që Fatmir Limaj të dëmtohet, por ndoshta nuk po gjen mjete as mënyrë se si të arrihet deri te kjo çështje”, ka thënë Tmava, në një intervistë për “Epoka e re”.

Ai ka bërë me dije se klienti i tij, Nexhat Krasniqi, është i pastër për atë çfarë po e akuzon prokurori. Ai thotë se Krasniqi për punën që e ka ushtruar si drejtor i Departamentit të Prokurimit në MTPT është vlerësuar lart nga Auditori Gjeneral.

Avokati Bajram Tmava ka thënë se prokurori në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (PTK) nuk ka fakte. Tmava, i cili në rastin e MTPT-së mbron Nexhat Krasniqin, ka thënë se klienti i tij është i pastër.

“Jo vetëm që po flas si avokat, mirëpo po flas edhe nga prizmat e tjerë. Sipas meje, prokurori për sa i përket përgjegjësisë penale për Nexhat Krasniqin nuk ka fakte”, ka thënë Tmava.

Ai ka treguar se klienti i tij, Nexhat Krasniqi, akuzohet vetëm për ta përforcuar përgjegjësinë penale të Fatmir Limajt.

“Nuk mundet me qenë strukturë, organizatë kriminale Fatmir Limaj me dy vëllezërit e tij”, ka thënë Tmava, duke iu referuar aktakuzës së prokurorit të rastit. Tmava ka thënë se në gjithë këtë proces për MTPT-në ekziston një prapavijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu