Dëshmitarja sekrete kundër Millosheviqit, ish bashkëpunëtorja e Arkanit: Jetën e kam të shkatërruar!

0
663

Deshmitaria e hages

Dëshmitarja e Prokurorisë në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se do të padis Policinë britanike për mënyrën se si bën jetë në Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Dëshmitarja sekrete ka thënë për Sunday Times se jeta e saj është kthyer në ferr, për çka është detyruar të shes banesën në Beograd për të paditur Policinë britanike, pasi jeta e saj para dëshmisë praktikisht është shuar.

Dëshmitarja me kodin B129 tha se duhet ta kthejë identitetin që kishte humbur.

Ajo ka hyrë në Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, për shkak të rrezikut për jetën e saj më 2003, pasi ishte bërë një tentim për vrasje kur kishte dëshmuar në Hagë kundër Millosheviqit.

Nga një gabim teknik në gjykim, është lëshuar zëri i saj i vërtetë. Në këtë mënyrë njerëzit e kanë njohur, ndaj kanë tentuar ta vrasin në Beograd. Mu për këtë, ajo u detyrua të ikte në Britani të Madhe.

“Kemi jetuar me 100 funte në javë në një shtëpi me lagështi dhe myk”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i identitetit bëri që të fshihet tërë e kaluara e saj, kështu që avokatja nga Beogradi u detyrua që sërish të studiojë për të marrë diplomë.

Ajo theksoi se i kanë kërkuar që të dëshmojë edhe kundër disa të tjerëve për krime lufte, dhe se në vitin 2010 është maltretuar nga Policia britanike me kërcënimin e burgimit nëse nuk pranon.

“Serbia më cilëson tradhtare, e këtu nuk e kam statusin e një emigranti të zakonshëm. Kur merrni identitet të ri humbni gjithçka, familjen, miqtë… E humbni jetën”, thotë ish avokatja që ishte bashkëpunëtore e ngushtë e Zhelko Razhnjatoviq Arkanit. Në Hagë ajo thotë se Arkani ishte vrasës me pagesë i Millosheviqit. Dëshmia e saj ishte ndërlidhja direkte e shtetit serb me terrorin dhe gjenocidin. “Ata kundër të cilëve dëshmova jetojnë në shtëpitë e tyre, e unë e robëruar në jetë tmerri. Jam në situatë më të vështirë se ata që bënë krime”, thotë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu