Dështimi i pare i koalicionit PDK-LDK, nuk u kalon propozimi në Kuvend

0
694

Parlamenti i Kosovës

Koalcioni PDK-LDK ka mbetur i zhgënjyer nga propozimi i tyre i parë për votimin e komisioneve parlamentare. Pas disa diskutimeve, deputetët kanë vendosur që të votojnë kundër këtij propozimi.

Ishin 57 vota për krijimin e këtyre komisioneve parlamentare, 32 kundër dhe asnjë abstenim derisa duheshin 61 vota për.

Ndërkohë që në Kuvend munguan disa deputet. Ky është dështimi i parë i pozitës në Parlament e cila nuk mund të kaloj propozimin e saj. Në këtë seancë, u propozuan 14 komisione parlamentare (4 të përhershme dhe 10 funksionale), të cilat nuk morën aprovimin e deputetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu