Dështimi i parë i kryeministrit Mustafa: Pafuqia përballë një ministri, Jabllanoviqit

0
769

Isa Muti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po tregohet i pafuqishëm përballë liderit të Listës Serbe, Aleksander Jabllanoviq, i cili i quajti egërsira protestuesit në Gjakovë. Shefi i ekezkutivit, pos që nuk pati fuqi që ta shkarkoj Jabllanoviqin, para pak ditësh një deklaratë që e bëri në Facebook, kërkoi nga ata që e kritikuan Jabllanoviqin, si kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila që të merren me punët e tyre, e të mos i nxejnë gjakrat.
Mirëpo, nuk janë vetëm këta kryetar të komunave që reaguan ndaj Jabllanoviqit. Edhe shumë deputetë, reaguan ndaj deklaratës së Jabllanoviqit.
Njëri prej tyre është edhe Armend Zemaj. Ai në një deklaratë në Facebook ka thënë se Isa Mustafa duhet të kërkoj llogari nga Jabllanoviq, raporton Gazeta Blic.
“Gjuha e urrejtjes e përdorur nga një minister është shënjë e zeze dhe pajtim ndaj së kaluarës poshtëruese që na është bërë nga regjimet totalitare. Deklaratat e tilla as më pakë apo më shumë janë vetëm tendencë e pastër politike për të destabilizuar arritjet e shtetit tonë drejt ecjes integruese.
Kryeministër kërko llogari për deklarata të tilla nga një Ministër i qeverisë, mos lejo që fyerjet e tilla të prekin mbi ndjenjat dhe sakrificën e atyre që kanë humbur me të dashurit e tyre gjatë dhe pasluftës.”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në Facebook.
Pos, Zemajt, sot historianët e Deçanit, edhe zyrtarisht i janë drejtuar me një letër Isa Mustafës, ku kanë kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit. Në një njoftim për media Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan ka bërë të ditur se sot në orën 12 do t’i dërgoj letër zyrtare kryeministrit Mustafa për shkarkimin nga detyra të Jabllanoviçit.
Reagimi i historianëve të Deçanit por edhe të grupeve tjera të ndryshme vjen pas deklaratës së ministrit Jabllanoviç i cili i ka quajtur egërsira nënat gjakovare. Këto të fundit nuk kanë lejuar disa pelegrinë serbë që të vizitojnë kishën serbe në Gjakovë për Krishtlindjet Ortodokse më 7 janar.
Mirëpo, duket se kryeministri Isa Mustafa nuk do ta ketë të lehtë me Jabllanoviqin. Kryetari i Listës Serbe, Aleksander Jabllanoviq e kishte shtyrë edhe zgjedhjen e Isa Mustafës për kryeministër për një ditë. Ai i kishte vendosur disa kushte ndaj Hashim Thaçit e Isa Mustafës për t’u bërë pjesë e qeverisë, të cilat u plotësuan, dhe pastaj erdhi deri të formimi i qeverisë.
Sipas disa medieve, Mustafa i ka kërkuar Jabllanoviqit që i ky i fundit të kërkoj falje, mirëpo zyrtarisht ende nuk është thënë asgjë./ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu