Dështon marrëveshja mes Berishëve, procesi vazhdon më 2015

0
650

Shyhrete Berisha

Ka dështuar të arrihet marrëveshje jashtë Gjykatës mes Shyhrete Berishës dhe kunatit të saj Xhelal Berishës nga Suhareka për shtëpinë në kontest, dhe procesi është kthyer sërish në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë një përballjeje mes palëve në kontest, Gjykata më 1 dhjetor u kishte dhënë afat 4 ditë që të arrinin një marrëveshje mes tyre, por ata nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë.

Shyhrete Berisha e ka refuzuar ofertën e kunatit të saj që në vend të shtëpisë ku ka jetuar me burrin dhe fëmijët e saj, të marrë një banesë ose para në vlerë të banesës.

“Të më ofrohet kompensim për shtëpinë ku kam jetuar me burrin tim dhe me fëmijët e mi është si të më ofrohet kompensim për gjakun e tyre dhe kjo është absurde, fyese”, ka thënë Shyhrete Berisha.

Kunati i saj Xhelal Berisha duke mos u paraqitur vet në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Suharekë, përmes avokateve të tij,

Shpresa Berisha dhe Shemsije Sheholli, të martën, është paraqitur me ofertën e re për kunatën e saj duke shfaqur gatishmërinë që t’ia japë Shyhretes “të drejtën e përjetshme, deri në vdekje” për shtëpinë në kontest, duke u arsyetuar se këtë po e bënte duke pasur mirëkuptim për ndjenjat dhe kujtimet që e lidhin Shyhreten me shtëpinë në kontest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu