Detaje të reja në “rastin Badivuku”

0
960

Vahide

Prokurorja Badivuku mori 22 mijë euro për të mënjanuar veturat si prova të fajdeve. Pesë mijë euro iu zunë në flagrancë prokurores Vahide Badivuku gjersa po kalonte kufirin në Merdar.

Ato thuhet të jenë pjesë e 22 mijë eurove që mori nga ndërmjetësuesit e Hasan Hasanit, i cili me katër djemtë gjendet në arrest shtëpiak për dhënie të fajdeve, shkruan sot Koha Ditore.

Paratë ishin destinuar për mënjanimin e veturave që Badivuku, e cila po hetonte Hasanajt, i kishte sekuestruar si prova kundër tyre.

Si ndërmjetësues të këtij ryshfeti u arrestuan edhe pronari i butikut turk “Izmir” në Mitrovicë, Meli Osandiq, dhe punëtorja e tij, Kaltrina Helshani. I treti, Isak Smakolli, gjendet akoma në arrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu