Dhe sa falje do tì bësh deri në fund të mandatit tuaj, Iso

0
807

masakra-recak-2

I moderuari Isa Mustafa fal Jabllanoviqin në saje se “Jabllanoviq, është djali i kryetarit të Leposaviqit, mbase edhe për nderim që i ka bërë Isesë për ftesën ku dhe i thotë: “eja kur të duash të takojë me kryetarin e Leposaviqit, me të cilin ka thënë se unë e kam kryer shërbimin ushtarak. Kjo ka qenë të themi si njohje me të kur më ka pru të fala nga i ati”, tha Mustafa.

Ndërsa fyerja që iu bëhet nënave gjakovare nga një i çmendur, dhe më shumë se kjo, aspak nuk e preku në ndërgjegje Isën, nga fakti se miqtë e vjetër nuk harrohen.

Nënat gjakovare dhe tërë kombin shqiptar për Jabllonoviçin janë egërsira, sepse këtë shprehje Jabllonoviçi nuk e thotë rastësisht, mbase e ka dëgjuar edhe në këngën e Çetnikëve, madje të kriminelëve të fundit, Milloshoviqit, sheshelit, sikur këtë këngë edhe Daçiqi dhe Vuqiqi po e gjallërojnë dhe motivojnë krimin përmes epsheve të tyre të trashëguara nga paraardhësit e tyre çetnik që dhe ishin emblema kryesore e botës kriminale.

Ky i çmendur,Jabllanoviçi, sikur shtihet se nuk paska dëgjuar për masakrat e Gjakovës, ato të Reçakut, të Pejës, e anë e këndë Kosovës; Masakra që e tmerruan botën, dhe përshpejtuan botën demokratike, në veçanti Amerikën ta sulmoi shtetin më kriminal në botë që ishte dhe mbeti Serbia.

Nuk është e rastësishme pse Isa, shoku i babës së Jabllanoviqit e fal këtë të çmendur që fyen nënat shqiptare me arsyetimin se: “i vjen mirë që Jabllanoviçi u pendua për deklaratën e tij”.

Ndoshta për këtë nuk ndihet i fajshëm Isa sepse është rritur dhe edukuar në frymën e titizmit-serbizimit, gjë që edhe ardhja e tij në krye të qeverisë nuk është e rastësishme, kjo dhe po dëshmohet, vetëm për një muaj sa u bëtë kryeministër, ku me dhjetëra e mijëra të rinj morën në sy botën, braktisën atdheun, kurse Isës “as që i prishet timi i duhanit”, siç thotë populli. E, Për këtë, o Isë, po përfiton Serbia dhe Hungaria, këtë më së miri e di ti që edhe vet ke qenë azilkërkues.

Këto fyerje po bëhen në muajin e parë që kur ke ardhur si kryeministër, rinia po merr botën në sy, ndërsa në kufirin serbi-Hungari policia serbe sikur edhe po ju ndihmojnë të kalojnë kufirin,rinisë sonë, pa kurrfarë problem. Madje sikur kjo polici është humane, ani pse i vjelin nga shqiptar që nga 500 e deri te ato 1600-1800 ero, përpos që ua marrin këto lek, mbesin edhe humanistë.

Krimet serbe ne Kosove

Vallë! Isë a ndalesh t’i shikosh këto masakra dhe t’i thuash varësit tuaj se këto janë masakrat që i bënë paraardhësit tuaj, këta janë kriminelët që ekzekutuan edhe foshnjat në djep?

Ke kujdes Iso se nënat tona nuk e meritojnë një fyerje nga varësi i juaj, sepse edhe pelegrinët nuk ishin ata që besonin në zot, por motivi i tyre ishte lutja që t’u ipet rasti edhe njëherë të bëjnë ato krime që i kanë bërë paraardhësit e tyre apo edhe vet ata që edhe padyshim se në mesin e tyre ka pasur edhe të tillë kriminel, apo të ushqyer me idenë e krimit.

Nënat gjakovare Iso nuk e meritojnë këtë fyerje, të paktën nga ajo qeveri që u bë nga gjaku i bijve dhe i bijave të tyre, e jo nga ti Iso që nuk dhe as një pikë djersë për këtë liri, po për kundër ke vjellur helm sikur në kohën e titos, po ashtu dhe në kohën e Milloshoviqit që dhe ishe varësi i Rrahmon Morinës. Edhen pse Iso ishe kundër Republikës së Kosovës dhe i dënoje djemtë që kërkonin lirin tuaj dhe të popullit. Ti sot prapë erdhe në krye të qeverisë, me të ndërruar vetëm gëzofin, tashmë përmes kësaj vote falso mundohesh t’u dalësh besnik miqve tu të vjetër serb. Po kuptoje Iso se Ky Jabllonoviqi po fyen Republikën tonë dhe në asnjë rast nuk e quan Republikë, por “Kosovë e Metohi” i njëjtë sikur ti në kohën e titos dhe të Milloshoviqit kur i quaje djemtë e lirisë armik apo kundrarrevulucionar e diçka më shumë. Iso në emrin tuaj dhe të qeverisë, nga një ministër i çmendur po fyhen nënat tona, shqiponjat e arta, po fyhet populli deri në skajshmëri nga ky ministër i çmendur siç është Jabllanoviqi.

Këto fyerje nuk duhet t’i lejoj as kuvendi i Kosovës, nëse kuvendi nuk e ndëshkon këtë të çmendur, atëherë popullit i mbetej që t’u dal në mbrojtje nënave gjakovare, sepse këto fyerje nuk i meritojnë nënat tona, sepse kanë edhe arsye t’u dalin në rrugë kriminelëve, padallim se a ishin këta apo të tjerët, me të njëjtin provokim vinin, vetëm t’i fyenin nënat dhe popullatën se ne ju kemi vra dhe prapë vijmë dhe shkelim mbi gjakun që ne i kemi therur me thika të skuqura.

Nënat tona Iso kanë të drejtë të protestojnë, të hedhin gur mbi autobus që provokojnë, sepse të tillët janë provokator si varësi i juaj, djali i shokut tuaj, Jabllanoviqi, mjerisht ministër i Kosovës, që nuk e njeh Kosovën, po e ironizon me” Kosovë e Metohi”.

Iso edhe sa falje do t’i bësh deri në fund të mandatit tuaj për miqtë serb?

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu