Dialogu ndërmjet Mustafës dhe Vucicit vazhdon më 1 shkurt – nuk ftohen Thaci dhe Nikolic

0
541

Dialogu ndërmjet Mustafës dhe Vucicit vazhdon më 1 shkurt – nuk ftohen Thaci dhe Nikolic

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 1 shkurt në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vučić më 1 shkurt në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë herë në Bruksel ndryshe prej takimit të 24 janarit, nuk janë ftuar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Tomislav Nikolic.

Në takim pritet të vazhdojnë diskutimet për çështjet e papërfunduara nga takimi i kaluar dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu