Digjet 20-vjeçarja, akuzohej se ishte shtrigë (foto, pamjet e rënda)

0
821

Një vajzë e re 20-vjeçare është torturuar dhe më pas është djegur pasi ishte cilësuar si shtrigë dhe i kishte marrë jetën një fëmije. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Papua Guinenë e Re, ku20-vjeçarja e quajtur Kepari Leniata “u dënua” nga turma e njerëzve.

Ajo akuzohej nga turma se kishte shkaktuar vdekjen e një fëmije 6-vjeçar duke përdorur praktika të magjisë. 6-vjeçari ishte shtruar në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai ndërroi jetë pasditen e së martës, ndërkohë që paraditen e së mërkurës, banorët vendosën “drejtësi duke djegur shtrigën”.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës. E reja u mor me forcë nga banesa e saj nga një turmë burrash dhe në sy të të afërmve. U hodh në mes të rrugës, u dhunua me hekur të nxehtë e sende të tjera të forta, u spërkat me benzinë e më pas iu vu flaka.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se janë ndaluar nga turma. Cituar nga mediat vendase, kreu i policisë lokale deklaroi se po e trajtojnë rastin si një vrasje dhe se shumë shpejt përgjegjësit e saj do të vihen përpara drejtësisë.

Ndërkohë e përditshmja vendase, “The National” përveç tronditjes së publikut për ngjarjen aspak të zakontë, thotë se 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje 8-muajshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu