Dikur iknin nga serbë, sot ikin nga politikanët e tyre!

0
625

goodbay_kosovo

Qytetarët e Kosovës nuk mund të marrin azil nëpër vendet e Bashkimit Evropian përkundër një fluksi të madh të migrimeve ilegale që është vërejtur kohët e fundit.

Shumë kosovarë, po marrin rrugën e migrimit ilegal duke shfrytëzuar kalimin nëpër  Serbi e më pas edhe në Hungari prej nga mëtojnë të shkojnë në vendet tjera, kryesisht në Gjermani, por edhe Austri, Zvicër e deri te vendet skandinave.

Ndërkaq, në listat e institucioneve të migracionit Kosova ngjitet në majë të listës, pas Sirisë dhe Serbisë vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve e zë Kosova.

Një anketë po këtyre institucioneve, rreth arsyeve më të deklaruara janë: hakmarrja, sundimi i mafias, islami radikal dhe diskriminimi në baza etnike.

Pothuaj të gjitha shtetet BE dhe Zvicra kanë futur në përdorim kthimin e shpejtë, brenda disa ditësh. Pra odisea e të ikurve zgjat vetë disa ditë në kampet periferike, pa ngrohje, në kushte mizerie të vendeve të transicionit.

Ndërsa, Suedia është duke bërë përgatitje që azilkërkuesit kosovarë, t’i kthejë në Kosovë, përmes procesit të riatdhesimi dhe të riintegrimit edhe pa vullnetin e tyre.

Ky shtet do të mundësojë kthimin edhe për ata që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht në Kosovë.

Kjo të paktën është lënë për të kuptuar nga fjalët e Cajsa Malmström, zyrtare në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Gothenburgut të Suedisë, e cila ka qëndruar në Mitrovicë dhe ka takuar udhëheqësit komunalë, me të cilët ka biseduar për çështjen e shqiptarëve të komunës së Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar azil në këtë qytet.

Drama ashpërsohet, kur dihet se shumica harxhojnë edhe mjetet e fundit për këtë aksion dhe kur kthehen nuk kanë as për bukë e lere më për druaj. Shteti ynë hesht. Si gjithmonë. Ndoshta në të fshehtë edhe shpreson që të ikin më shumë.

Nga: Linda Bekteshi

Kalimi ilegal

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu