Dikush e ka përdhosur emrin e dëshmorit në Drenas (Foto)

0
889

Persona të panjohur kanë dëmtuar emrin e një rruge në Nekoc të Drenasit. Emri i dëshmorit Cenë Dugolli është fshirë me ngjyrë të zezë. Këtë vepër e kanë dënuar bashkëfshatarët e Cenës të cilët i kërkojnë organeve të rendit që ta zbardhin sa më parë këtë rast.

“Cenë Dugolli, Dëshmor i Kombit, i lindur në Nekoc (jo larg nga kjo tabelë), nuk kishte më shumë se sa jetën ti falë lirisë së Kosovës! Atë e bëri i bindur në idealin e lirisë! UDB-ja e mbyti me torturë, por nuk e theu kurr! Kjo edhe pritej nga  Serbia sepse Ceni dhe bashkë veprimtarët e tijë po prishnin planet e tyre për mbajtjen e Kosovës në robëri, por nuk kisha besuar kurr që edhe sot, pas kaq viteve në liri,  fara e keqe e UDB-es shëtit dhe vepron ende në vendlindjen time! Ky turp (shlyerja e emrit të dëshmorit me ngjyrë të zezë) vë një njollë tek bashkëfshatarët e mij, prandaj i bëjë thirrje organeve të policisë që të veprojnë sa më shpejt dhe të kapen autorët e kësaj vepre të turpshme dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar në facebook, Enver Dugolli, i cili është pjesë e FSK-së dhe i afërm i dëshmorit Cenë Dugolli.

Dugolli iu ka kërkuar disa personave të fshatit që të reflektojnë dhe të tregojnë se kush e bëri këtë vepër.

“Gjithashtu i ftoj edhe nja dy tre përsona (e dinë ata për kënd po flas) që të reflektojnë dhe të tregojnë kush janë personat që kryen këtë akt të turpshëm.Përdhosja e emrave të dëshmorëve eshtë përdhosje e lirisë dhe shtetit të Kosovës, prandaj edhe njëherë i bëj thirrje mekanizmave të shtetit që të veprojnë!  Kësaj dukurie duhet thënë STOP!””, ka shkruar Dugolli në profilin e tij në Facebook.

Po ashtu familjarët e dëshmorit, kërkojnë nga organet e policisë ta zbardhin këtë rast të turpshëm në mënyrë që të dihet se, shteti për të cilin ata e dhanë jetën, i mbron ata dhe nuk lejon te neperkemb ata./DrenicaOnline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu