Dilemat e Blerim Shalës!

0
783

Blerim Shala

Ish- nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala është mes dilemave. Ai ka ofertë nga dy parti, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo ende nuk po di se në cilën parti të aderoj.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me Blerim Shalën.

“Deputeti Blerim Shala ka ofertë nga të dy partitë. Ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij partiake. Ende ka dilema”, tha ky burim i Gazetës Blic. Megjithatë ky burim, ka thënë se Shala ka gjasat më të mëdha që t’i bashkohet PDK-së për shkak të afërsisë që ka me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.

“Blerim Shala edhe gjatë kohës sa ka qenë Blloku LVAN, ka qenë kontakti i vetëm i PDK-së me AAK-në”, tha ky burim.

Gazeta Blic ka provuar që të flas me PDK-në dhe me LDK-në për të mësuar nëse këto parti i kanë bërë ofertë Blerim Shalës, mirëpo zyrtarë të këtyre partive nuk kanë dashur që të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

Shala, ndërkohë nuk i ka punët edhe aq mirë me LDK-në, me këtë të Isa Mustafës në veçanti. Ai kishte një përplasje me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për çështjen e koalicionit parazgjedhor ndërmjet ish- partisë së tij dhe partisë së drejtuar nga kryeministri aktual.

Shala kishte drejtuar akuza ndaj Isa Mustafës dhe LDK-së që më 2010, nuk pranuan që të hyjnë në koalicion parazgjedhor me AAK-në, për ta mposhtur kësisoj PDK-në e Hashim Thaçit. Deri para kësaj kohe Shala kishte raporte shumë të mira me Fatmir Sejdiun.

Para disa javësh, Blerim Shala e braktisi postin e të dytit të AAK-së për të zgjedhur pozitën e koordinatorit të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu