Dilemat ndaj aksionit në Kumanovë

0
605

Macedoni

Edhe një javë pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë që përfundoi me një epilog, 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur dhe të arrestuar, mbeten shumë enigma se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në këtë qytet.

Pjesëtarët e grupit të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes komunikatave të ndryshme në paraqitjen e tyre në kohën kur Maqedonia ndodhet në krizë të thellë politike, deklaronin se riorganizimi i tyre vjen “si pasojë e pozitës së pavolitshme të shqiptarëve dhe represioneve të vazhdueshme nga regjimi aktual”.

Dilema mbi gjithë atë që ka ndodhur në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, shfaqi edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në prononcimin e parë dhe të vetmin pas përleshjeve në Lagjen e Trimave.

Ahmeti, partia e të cilët është pjesë e Qeverisë, tha se struktura të caktuara dëshirojnë destabilizimin e vendit, ndërsa u shpreh se nuk mund të besojë se ish-shokët e tij të luftës të jenë futur në skenarë të kryeministrit, Nikolla Gruevski, siç flitet në opinion, theksoi Ali Ahmeti.

“Çfarë interesi kishte ky grup që të vihet në funksion politik të Nikolla Gruevskit? Unë s’mund ta besoj këtë.

Ali Ahmeti esht i bindur se ish shoket e tij te Luftës së 2001, nuk kan qene ne sherbim te skenareve të Kryministrit Gruevski sepse keta djeme gjithmon ishin ne sherbin te Atdheut dhe Çeshtjes Kombëtare dhe ishin të gatshem të vdisnin për Atdheun.

Tani lindin shumë pikëpyetje! A ka shtete në rajon që kanë pasur kontakte me këta njerëz? Cilat janë ato shtete që duan destabilizimin e Maqedonisë?”.

Në Komunikatat e „Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare“ deklaronin se riorganizimi i tyre vjen “si pasojë e pozitës së pavolitshme të shqiptarëve dhe represioneve të vazhdueshme nga regjimi aktual”, keti fakti sot po i ikun te gjitha grupet Politike por dhe Ali Ahmeti asnje fjale për poziten e keqe të Shqiptarve dhe pushtetin Kriminal të Gruevskit dhe Qeverisë Sllavomaqedone që Shqiptaret i vlersoin si Qytetarë të dores së dyte.

Ai njoftoi opinionin se si me bashkëpunëtorët e tij, kishin menaxhuar situatën pas vënies së kontaktit me grupin, i cili, sipas kreut të BDI-së, kishte ofruar të vetëdorëzohet pas rrethimit të hekurt nga forcat policore.

Ahmeti tha se nga përfaqësues të partisë së tij para dy javësh kishin kontaktuar me disa nga anëtarët e grupit pas spekulimeve për veprimtarinë e tyre, por një nga anëtarët e tij kishte mohuar një gjë të tillë.

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në takimin e Këshillit të sigurisë kombëtare, deklaroi se gati para një viti institucionet kishin marrë informacione se një grup i armatosur po synonte destabilizimin e Maqedonisë dhe se nga fillimi i këtij viti, për këtë ishin njoftuar edhe 17 shërbime ndërkombëtare të sigurisë të vendeve anëtare të BE-së dhe të rajonit.

“Mund të konstatoj se shkëmbimi i informacioneve me qëllim të parandalimit të qëllimeve të këtij grupi, nuk dha rezultat. Për dy ditë në Kumanovë ka ndodhur ajo që para disa muajve e paralajmërova edhe në fjalimin tim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Autorët dhe të gjithë të përfshirët në këtë akt terrorist do të paguajnë shtrenjtë për atë që tentuan t’i bëjnë shtetit dhe qytetarëve tanë “, tha Ivanov.

Kjo deklaratë e presidentit Ivanov ka hapur dilema nëse shërbimet e huaja ndërkombëtare u besojnë informacioneve të palës së Maqedonisë, por edhe sinqeritetit në bashkëpunimin mes tyre.

“Me siguri se ata, pasi kanë analizuar informacionet e tyre, me ato që kanë marr nga Maqedonia, kanë konstatuar se nuk ka nevojë që të bëhet diçka më tepër lidhur me vazhdimin e informimit të ndërsjellë. Mosreagimi i atyre, absolutisht, nxjerr konstatimin tjetër se shërbimet e huaja nuk i marrin parasysh vlerësimet tona, apo se kanë vlerësime të kundërta nga ato që institucionet tona prezantojnë”, thotë Bllagoje Markovski nga Forumi Ballkanik për Siguri.

Gjatë luftimeve të ashpra të një jave më parë, janë vrarë 18 persona, prej tyre 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 të grupit të armatosur, ndërsa 28 të tjerë janë dorëzuar.

Prej tyre 16 janë shtetas të Kosovës, 11 të Maqedonisë, 2 prej të cilëve me banim në Kosovë dhe 1 shtetas i Shqipërisë.

Gjatë luftimeve, sipas një komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve, janë dëmtuar rëndë 66 shtëpi, familjet e të cilave aktualisht janë strehuar te të afërmit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu