“Dinjiteti” niset kundër UÇK-së!

0
1115

Shkup, 14 maj- Kryetari i partisë “Dijniteti” Stojanço Angellov në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka miratuar nismën e partisë së tij në mbledhjen e 100 nënshkrimeve iniciale për referendum me titull “Dinjiteti për Maqedoninë” e përbërë nga katër pyetje për referendum.

Nënshkrimet iniciale do të fillojnë të mblidhen nga dita e nesërme në Shkup në njësitë rajonale të KSHZ-së në Karposh, Qendër, Gazi babë, Çair dhe Kisella Vodë, ndërsa të enjten në Kërçovë dhe Strugë.

“Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të japin mbështetje në iniciativën tonë për referendum mund të vijnë sonte në mbledhjen tonë të punës në Shtabin e partisë në qendër të Shkupit. Gjitha informacionet rreth iniciativës tonë për referendum mund t’i merrni te eprori Bogosllav Leskarovski”, tha kryetari Angellov.

Pyetjet për referendum të “Dinjitetit” janë si vijon:

1. A jeni për apo kundër ligjit për ndarje territoriale në Maqedoni?

2. A jeni për apo kundër interpretimit autentik të nenit 1 të ligjit për Amnisti ku lirohen nga përndjekja, pezullohen procedurat penale dhe tërësisht lirohen nga kryerja e dënimit me burg kryerësit e krimeve të luftës kundër civilëve gjatë konfliktit të vitit 2001?

3. A jeni për apo kundër pjesëtarëve të UÇK-së të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 2001 që të kryejnë funksione publike në Maqedoni?

4. A jeni për apo kundër pjesëtarëve të UÇK-së të cilët morën pjesë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni të fitojnë të drejta të veçanta konform ligjit?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu