Disa qytetarë sulmojnë punëtorët, dy prej tyre përfundojnë në spital

0
848

puntore-rrugesh-ne-prishtine

Një përleshje mes disa punëtorëve të firmës “Toi For”, që merret me rregullimin e rrugëve dhe një grup të qytetarëve ka përfunduar me dy punëtorë të lënduar, njofton Klan Kosova.

Rrahja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, derisa policia nuk ka arritur të arrestojë asnjë të dyshuar, pasi që pas përleshjes ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në ndërkohë dy të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinës.

Arsyeja e përleshje, sipas punëtorëve të sulmuar, thuhet të ketë qenë revoltimi i qytetarëve nga pritja dhe kolonat e shkaktuara, për shkak të bllokimit të një korsie të rrugës, si pasojë e punëve në atë pjesë.

Siç njofton gazetarja e Klan Kosova nga terreni, qytetarët kanë pasur edhe armë në duar, por që nuk i kanë përdorur gjatë përleshjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu