Diskriminimi juridik ndërkombëtar i Shqiptarëve në vendet e BE-së

0
870

Zotëri Xhavit Dalloshi ka plotësisht të drejtë në shkrimin  e vet:“Skandaloze: Gjermanët i trajtojnë kosovarët shtetas të Serbisë”!

Gjendja është mu ashtu si e përshkruan z. Xhavit Dalloshi. Unë do të  përshkruaj në pika të shkurt e konkrete bazën juridike të marrëdhënieve të reja dhe gjendjen faktike e cila flet mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve!  Është çështje tjetër se si i kuptojnë apo fare nuk i kuptojnë këto shkelje   disa individ si dhe  disa “burrë”shtetas në Prishtinë! 

Dihet se me 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka shpallur vendimin e vet sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës  është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë  kanë marrë pjesë 15 gjyqtarë, nga të cilët 9 vijnë nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe vet kryesuesin, japonezin Hisashi Owada. Dhjetë gjyqtarë të GJND-së kanë vlerësuar se deklarata mbi pavarësinë e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Owada ka pohuar se kjo gjykatë ka kompetencën juridike të shpallë mendimin këshillëdhënës, në bazë të kërkesës me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, për atë se a është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Faktikisht pas  shpalljes së këtij Vendimi nga ana e GJND, as një shtet –  anëtari i OKB as vet OKB  nuk kanë bazë juridike me e mohua njohjen e  vetëvendosjes dhe të pavarësisë shtetërore të Republikës të Kosovës në barazi të plot me tëra shtete tjera anëtare të OKB .

Dihet publikisht dhe botërisht RF e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e  Republikës  së Kosovës nga Serbia me njëherë pas shpalljes së pavarësisë! Me këtë akt juridik RF e Gjermanisë e ka pranua pushimin e tëra lidhjeve juridike të Kosovës me shtetin e Serbisë dhe se ka pranuar subjektivitetin juridik të Republikës  së Kosovës dhe të qytetarëve të saj si identitet i veçanet juridik ndërkombëtar. Me këtë akët RF e Gjermanisë ka tjera të drejta dhe detyrime ndaj  Republikës  së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, gjë që vlen në mënyrë reciproke edhe për  vet Republikën  së Kosovës si shtet  dhe të qytetarëve të saj në marrëdhënie me RF e Gjermanisë.

Por edhe pse  publikisht dhe botërisht RF e Gjermanisë e ka njohur  Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë me të cilin deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës  është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sikur që edhe pse publikisht dhe botërisht RF e Gjermanisë e ka njohur  pavarësinë e  Republikës  së Kosovës nga Serbia, praktikisht shqiptarët nga Republika  e Kosovës tani de fakto e de jure:

– më nuk trajtohen si shqiptar;

– por trajtohen në mënyrë  të kundërligjshme  si “kosovar” ;

– me shtetësi të dyfishtë:

a) si shtetas të Republikës  së Kosovës dhe

b) si shtetas të Serbisë.

Ky status i dyfishtë  që shqiptarëve i cili ua mohon identitetin nacional shqiptar dhe ua m´veshë identitetin shtetëror të Kosovës dhe të  Serbisë, vërehet kudo në administratë, nga Komunat e deri te Bankat Gjermane.

Me rastin e kërkimit  të shtetësisë gjermane në disa Republika kërkohet shlyerja nga shtetësia  e Republikës  së Kosovës  dhe nga Serbia, ndërsa në disa republika gjermane kërkohet vetëm shlyerja nga shtetësia  e Republikës  së Kosovës.  Kjo juridikisht  do të thotë se në Gjermani  pranohet shtetësia e dyfishtë me shtetësi Serbe por nuk pranohet dyshtetësia me shtetësi të Kosovës apo të Shqipërisë! Se pse bëhet ky diskriminim, këtë duhet te shpjegojnë autoritetet gjermane!

Në disa Lande  imponohet vazhdimi i shtetësisë të Serbisë edhe për ata shqiptar të Kosovës që kanë lindur në Gjermani dhe që kurrë nuk kanë qenë as në vizitë dhe as të regjistruara ndonjëherë në Serbi. Administrata vendore gjermane  (aty këtu) jep shpjegime të pa kuptimta për shqiptar (sidomos për ata që kanë lindur dhe janë rritur në Gjermani), se si ata e kanë trashëgua shtetësinë serbe nga prindërit dhe  se edhe nëse nuk janë të regjistruar në Serbi, ata duhet të regjistrohen e pastaj të shuajnë shtetësinë e Serbisë . Ky diskriminim ndaj fëmijëve shqiptar të lindur në vendet e Evropës, duhet të pushoi menjëherë!

Kjo është e habitshme kur dihet se Kosova në të kaluarën ka qene e okupuar  edhe nga Turqia, Austrohungaria, ish Gjermania naziste dhe nga ish Italia fashiste! Si pas kësaj logjike  shqiptarët duhet të kenë trashëguar nga paraardhësit e tyre edhe shtetësinë e Turqisë, të Austrohungarisë dhe shtetësinë e Gjermanisë të Hitlerit dhe të Italisë të Muselinit. Pra, na u dashka që të heqim dore edhe nga shtetësia e të gjithë ish  okupatorëve që vine e dalin nëpër Ballkan nëpër shekuj! Kjo nuk ka kur far logjike e as bazë juridike, prandaj, duhet flakur me indinjatë çfarëdo lidhej juridike me Serbinë si shtet armik që ka ushtrua gjenocid ndaj shqiptarëve për 133 vite  e kaluara.

Kjo dyfytyrësi juridike duhet të pushoi menjëherë!

Shqiptarëve duhet të ju lejohet dyshtetësia, sidomos me shtetin amë Republikën e Shqipërisë dhe me shtetin ku ata jetojnë aktualisht, pavarësisht se a jetojnë në Kosovë apo në Gjermani, Angli e gjetiu. Për vet faktin se ata shtetësinë edhe mund t´a ndryshojnë, por nacionalitetin nuk mund ta ndryshojnë kurrë.

Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të merren intensivisht me ruajtjen juridike të  identitetit nacional të  shtetasve të vet edhe kur ata jeton në vende tjera, sepse është interesi madhor nacional që kërkon ruajtje  e substancës nacionale. Andaj duhet mbështetu iniciativa patriotike e “Aleancës Kuq e Zi” për NJË PASAPORTË NDERKOMBËTARE për të gjithë shqiptarët kudo që ata janë nëpër Botë,  dhe që nga shtetet tjera ku shqiptarët jetojnë, të kërkohet pranimi i dyshtetësisë pran shtetësisë shqiptare! Ndërsa Salih Berishën duhet thirr në përgjegjësi juridike dhe politike, sepse me deklaratën e 24 Korrikut 2011 ka shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke u prononcua barbarisht kundër bashkimit kombëtar, të paraparë me po këtë Kushtetutë mbi të cilën ai shkeli si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Unë personalisht  kam heq dorë nga kërkesa për shtetësi së huaj në vendin ku jetoj, pasi që nga unë është kërkuar të plotësoj kushtin dhe të heq dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Nga identiteti im nacional dhe nga nënshtetësia e atdheut tim  nuk heq dore kurrë dhe  për kur far kushti!

Kushtrim Janina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu