Diskutimi i kodit me Serbinë, gjëja më e keqe për Kosovën

0
833

Prishtinë, 9 gusht – Telekomunikacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe si shtet sovran nuk është dashur në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye të lejohet diskutimi i saj me një shtet tjetër. Nëse zyrtarët tanë e bëjnë këtë, atëherë ata ose ato e pohojnë me gojën e vet se ne nuk jemi shtet i pavarur dhe sovran, pikërisht atë që tërë kohën po e pohon Serbia. Kështu ka thënë në emisionin Interaktiv të KTV-së eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar si inxhinier i lartë i ITU-së. Sipas tij, diskutimi i kodit me Serbinë është gjëja më e keqe që ka mundur t’i ndodhë Kosovës. Asnjë shtet i huaj nuk mund të jetë adresë ku duhet të drejtohet Kosova për të zgjidhur kodin e vet shtetëror telefonik, e më së paku Serbia. Kodet shtetërore telefonike i cakton ITU-ja, e askush tjetër. Pra, për këtë punë pyetet ITU e askush tjetër, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për mundësinë e futjes së një telefonie virtuale në treg shërbim ky që pritet ta ofrojë një operator serb. “Në tregjet normale të telekomunikacionit operatorët virtual lejohen vetëm kur janë shterë të gjitha resurset frekuencore për të licencuar operatorë të rinj. Te ne nuk është kështu. Operatorët virtual te ne janë mjet për vjedhjen e parasë publike. Këta operatorë i ka krijuar krimi i organizuar. Dëm më të madh nuk ka se si iu bëhet aseteve të Kosovës se sa vjedhja e tyre”, ka thënë Hamiti në bisedën e zhvilluar në emisionin Interaktiv në KohaVision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu