Distanca dhe kujdesi social-mesazhi për shoqërinë i të privuarve nga liria

Distanca dhe kujdesi social-mesazhi për shoqërinë i të privuarve nga liria

0
565

Distanca dhe kujdesi social-mesazhi për shoqërinë i të privuarve nga liria

Shkruan: Prof.Dr.QUFLI OSMANI

Distanca dhe kujdesi social në kohë pandemie, mbase secilin e bën të mendojë për ata që për shkaqe nga më të ndryshmet janë të privuar nga e drejta më themelore-të qenit të lirë. Disa janë në burg, e disa në burgun psikofizik (të hendikepuar, paralizuar etj), qoftë natyrshëm apo si pasojë e fatkeqësive në jetë, e të cilët lirinë e shohin dhe e vlerësojnë shumë më ndryshe nga ne.
Në vend të një trajtimi të gjerë të kësaj teme, zgjodha të fokusohem në një aspekt të veçantë, në atë të të burgosurve, për faktin se këto kohë kam pasur një komunikim virtual me një të burgosur, kërkesa e të cilit më ka bërë që të mendoj gjatë mbi përvojën e “izolimit të vazhdueshëm” nga aspekti profesional.
Të jem i sinqertë, kurr nuk jam ndjerë më i pafuqishëm dhe më i paditur si në rastin e këtij komunikimi virtual, respektivisht kërkimit të një mendimi apo të një këshille profesionale për atë se si t’ju ndihmohet të burgosurve, për t’i tejkaluar efektet nga frika dhe ankthi i shkaktuar nga pandemia.
Me personin në fjalë nuk kemi patur rast të njihemi, edhe pse ndajmë mundësinë e të qenurit “friends” në Facebook. Postimet e tij më kanë bërë që ta shikoj dhe ta kuptoj pak më ndryshe fjalën “liri”, të cilën e perceptoj dhe i jap kuptim si shumica dërmuese e popullatës.
Shpeshherë i pyes studentët se si e përcaktojnë ata fjalën liri dhe, përgjigjja e rëndomtë është “liria e fjalës.. liria e shprehjes… liria e lëvizjes” etj. Kuptohet se bëhet fjalë për konceptualizime nga prizmi i personave të cilëve u mungon “liria e dëshiruar” por jo edhe nga prizmi i mungesës së “lirisë fizike”. Prandaj them, e ndjej veten të pafuqishëm për të dhënë një këshillë të mirëfilltë dhe gjithpërfshirëse.
Kërkesa e tij për këshillë rezultoi të ketë më shumë efekte se sa përgjigjja ose këshilla ime.
Si unë edhe të tjerët, mund të bashkëndjejmë me të burgosurit, të paralizuarit etj, por edhe kjo nuk mjafton sepse “përjetimi” nuk dallon dukshëm nga “jetimi” i “izolimit permanent”.
Ndjehemi sikur një person “i verbër” të cilit i kërkohet të përshkruajë “dritën” kurse të njëjten kurrë nuk e ka parë. Gjithçka që mund të themi, qoftë si sugjerim apo këshillë, besoj se nuk do të ketë efektin e duhur. Pse? Për sa kohë qëndrojnë në burg, besoj se tani më i “kanë provouar” të gjitha alternativat nga ajo që “ne dimë” dhe që ne mundemi ta rekomandojmë (ngase të njëjtat i kanë lexuar në internet). Besoj se kanë provuar mundësi të shumta se si ta organizojnë dhe menaxhojn “kohën”. Këshillat për leximin e librave, marrjen me aktivitete kreative, punë të caktuara etj, të gjitha këto së bashku nuk japin efeketin e dëshiruar. Vizita e familjarëve dhe bashkëbisedimi me ta, pasi të jenë larguar, sikur e ngadalësojnë rrjedhën e “kohës” dhe e shtojnë rëndesën e saj. Arsyeja mbi mungesën e efektit është e thjeshtë “menaxhimi i vetes në kohë” të cilën duke qenë në “izolim” e përjeton si “tepricë” përderisa ne jashtë si “mungesë të saj”.
Përmes postimeve në Fb, të burgosurit nuk përçojnë vetëm mesazh por mbi të gjitha ushtrojnë ndikim në shoqëri. Llogaritet si një kontribut i tyre për shoqërinë, prej atyre “brenda” për neve “jashtë”. Nëse kontributi im si profesor është arsimimi dhe edukimi, atëherë nga sot është edhe i atyre që përçojnë mesazhe reflektimi, rievokimi, pendese dhe në të njëjtë kohë transmetojnë kërkesë që të tjerët të mos i përsërisin gabimet e tyre.
Grumbullimi i disa prej postimeve mund t’ju shërbejnë më vonë. Zgjidhjet sistematike për këtë kategori shoqërore janë më se të domosdoshme. Në një rast me organizatat e huaja që veprojnë në vend, kam sugjeruar nevojën për zhvillimin e arsimimit në qendrat korrektuese. Si argument kam përmendur se arsimimi i të dënuarve arrin qëllime të shumta: riorganizon kohën dhe i jep kuptim asaj, trajnon për një profesion të mangët që do të lehtësojë punësimin e tyre pas daljes, ulën pasojat negative të izolomit dhe i kontribuon zhvillimit të aftësive sociale.
Si psikolog, përgjatë prononcimeve publike qoftë mediale apo të shkruara, këshilloj të mos margjinalizojmë shtresat e sipërapostrofuara, fundja të gjithë “ne” dhe “ata” konsiderohemi si qenie humane që kemi të drejta dhe nevoja të caktuara që duhet t’i plotësojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu