Dita e vendimit! Këta janë katër skenarët për epilogun e ndeshjes Serbi-Shqipëri!

0
481

Duke Mbroutur Flamurin Shqiptar në Beograd

Federata evropiane e futbollit – UEFA ka nisur procedurat kundër dy kombëtareve, ku Federata e Futbollit e Serbisë po hetohet për trazirat e tifozëve, duke hedhur fishekzjarre dhe objekte të tjera në fushë, përdorim të laserëve, hyrjen e tifozëve në fushë dhe organizim të dobët të ndeshjes.

Shqipëria, nga ana tjetër, mund të dënohet për refuzim të vazhdimit të ndeshjes dhe fluturaken, e cila solli midis stadiumit të Partizanit të Beogradit flamurin e “Shqipërisë Etnike”, transmeton Telegrafi.

Pothuajse është e sigurt se janë vetëm katër skenarë për fatin e ndeshjes së ndërprerë për kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2016”, i cili do të mbahet në Francë.

Mundësia e parë është që UEFA, nëse vërtetohet se shqiptarët janë fajtor për incidentin, atëherë Serbisë t’i takoj fitorja me rezultat prej 3: 0.

Në rastin e dytë, nëse Serbia shpallet fajtore për incidentet në fushë shkaku i organizimit të dobët të ndeshjes, atëherë kombëtarja shqiptare do t’i arkëtoj tre pikë duke fituar me rezultat zyrtar prej 3:0.

Mundësia e tretë është që ndeshja të luhet në një fushë neutrale në datën që do të përcaktohet më vonë nga UEFA, me ose pa shikues.

Opsioni i fundit, i katërti është që loja përsëri të zhvillohet në Beograd, por pa praninë e shikuesve.

Pas të gjitha këto mundësive, UEFA pritet të gjobisë të dyja kombëtaret, e cila rregullisht ndodh pas incidenteve identike siç ndodhën në stadiumin e Partizanit.

Pikë kyçe në këtë rast do të jetë raporti i delegatit të ndeshjes, Harry Bean nga Hollanda, dhe Raportuesit Special të UEFA-s.

Kujtojmë se ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë më 14 tetor, para përfundimit të pjesës së parë, kur tifozët serbë u futën në fushë dhe sulmuan futbollistët shqiptarë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu