Dita zgjedhore në Maqedoni kaloi me parregullsi të shumta, vlerësuan nga organizata jo qeveritare CIVIL, aktivistët e të cilës po i vëzhgojnë zgjedhjet

0
505

Dita zgjedhore në Maqedoni kaloi me parregullsi të shumta, vlerësuan nga organizata jo qeveritare CIVIL, aktivistët e të cilës po i vëzhgojnë zgjedhjet

Kryetari i organizatës, Xhabir Deralla, në pres konferencën në orën 16 deklaroi se problemi më i madh ngel lista zgjedhore që sipas tij është në kaos, ndërsa mbi 1.000 persona nuk mund që ta realizojnë të drejtën e votës.

Ai deklaroi se në Komunën e Sarajit është hetuar mbushja e kutive të votimit dhe se kanë vërtetim se është votuar në emër të katër personave të vdekur.

Deralla deklaroi se është duke u vazhduar me agjitacionin dhe frikësimin e votuesve , ndërsa bordet zgjedhore janë duke e shkelur procedurën zgjedhore. “Ose nuk dinë ose nuk duan që ta zbatojnë procedurën votuese”, deklaroi ai.

Deralla deklaroi se votimi familjar dhe grupor është duke shënuar rritje në orët pas mesditës.

Dita zgjedhore në Maqedoni kaloi me parregullsi të shumta, vlerësuan nga organizata jo qeveritare CIVIL, aktivistët e të cilës po i vëzhgojnë zgjedhjet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu