Ditë e zezë në Britani- 761 viktima në 24 orët e fundit

0
452

Britania shënoi sërish një ditë të trishtë si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 761 viktima. Në total në të gjithë territorin numërohen 12,868 të vdekur si pasojë e pandemisë.

Qendra Spitalore Kombëtare njoftoi se 651 prej tyre u shënuan në Angli ndërsa pjesa tjetër u regjistruan në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Prej 4 ditësh në Britani, shifrat e viktimave kanë qenë poshtë 800, por gjithsesi ekspertët shprehen se ka pasur vështirësi në regjistrimin e tyre, ndaj ato mund të mos jenë 100 përqind të sakta.

Ndërsa numri i të infektuarve nga dita në ditë duket se ka pasur trend ulës. Në të gjithë territorin britanik numërohen 98,476 të infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu