Ditë të rënda për PDK’në po vijnë

0
711

Thaqi dhe Kuqi

Tashmë nuk ekziston asnjë arsye që situata të mbetet edhe më tutje e bllokuar. PDK mund ta zgjedhë Kryetarin e Kuvendit. Por a ishte kjo, ajo çfarë dëshironte PDK? Padyshim që nuk ishte

Pasi i humbi mbi 4 muaj, për shkak të një kokëfortësie të pashpjegueshme racionalisht, Blloku më në fund e bëri atë që duhej ta bënte fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke u zotuar që do ta votojë propozimin e PDK’së, për Kryetar të Kuvendit, përfaqësuesit e Bllokut e kanë bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të krizës. Pas kësaj lëvizjeje, topi është tërësisht në terrenin e PDK’së dhe Flora Brovinës.

Tash nuk ka më asnjë dilemë se PDK mundet që në fillim të javës së ardhshme të thërrasë mbledhjen e Kuvendit dhe t’i konstituojë organet. Por, është një pikëpyetje e madhe nëse PDK do ta bëjë një gjë të tillë.

Askush nuk e di se si do të sillet PDK në këto kushte. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe organeve të tjera, do t’iu hapte rrugë procedurave normale për nominimin e Kandidatit për Kryeministër, e që këtë fat do ta ketë fillimisht Hashim Thaçi. Mirëpo meqë Blloku si duket e ka kaluar pengesën e parë pa thyerje, atëherë të njëjtit ka mundësi që ta dërgojnë deri në fund ‘besëlidhjen’.

Pra, gjasat janë reale që ata të presin dy javë, deri kur Thaçi të dështojë në zgjedhjen e tij dhe mandej, Presidentja, sipas obligimit Kushtetues, ta mandatojë një person tjetër, për kandidat për Kryeministër, që në këtë rast do të jetë ose Isa Mustafa ose Ramush Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu