Ditë të vështira për LDK-në. PDK nis presionin për postin e Kryeministrit!

0
708
LDK-ja
LDK-së duket i esht thyer Kurrizi

Që marrëveshja Thaçi- Mustafa doli të ishte vetëm në “parim” apo siç e përshkruajti Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tracey Jacobson kur tha që nuk “është e involvuar”, nuk ka “ndërmjetësuar” dhe nuk ka “garantuar” për koalicionin PDK-LDK dhe që është më e rëndësishmja pokështu kur pat thënë se ajo “nuk e din” se kush do jetë Kryeministër i Kosovës- del të jetë më tepër se e vërtetë.

Derisa tash dy javë është folur shumë për “Grupet Punuese” të PDK-së e LDK-së del që ato janë takuar më tepër se rrallë. Dhe që është edhe më e rëndësishme- pas takimit të javës së kaluar mes Thaçit e Mustafës, ky i fundit paralajmëroi që në fillim të kësaj jave do nënshkruhej marrëveshja. Por doli që nuk u bë. Kjo sepse Thaçi ishte më i saktë: ai tha që marrëveshja do të nënshkruhet “javën që vjen”. Thaçi iku nga Kosova para dy ditësh dhe marrëveshja nuk u nënshkrua. Pritet pra kjo të bëhet në fund të javës.

Por ajo që ende nuk është e qartë: pos posteve ministrore për të cilat pak a shumë duket që PDK e LDK të jenë marrë vesh në pah po del problemi kryesor: ai i karriges së Kryeministrit. Dhe në këtë mes do të ishte bukur e pabesueshme që Thaçi të pranojë detyrën e zëvendësit të Mustafës apo mbetjes “vetëm” deputet derisa i pari do të ishte shef i Qeverisë. Në anën tjetër LDK deri më tashti ka kërcënuar tërë kohën që nëse Mustafa dhe LDK s’e marrin postin e Kryeministrit atëherë koalicioni prishet.

Zërat e seantorëve të PDK-së, nga Xhavit Haliti e deri tek Remi sonte bëjnë të qartë: PDK jo vetëm që u kthye në lojë me ndihmën e LDK-së por në fakt edhe s’e ka ndërmend ta dorëzojë postin e Kryeministrit. Së paku jo tash për tash dhe në bazë të asaj që po e thonë këta liderë. Prandaj pyetja është kjo: çfarë do të bëjë LDK dhe krerët e saj të cilët me siguri që s’po kalojnë çaste jo edhe aq të këndshme këto ditë të pritjes së paqartësive që mund t’u vijnë nga partneri i tyre PDK-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu