Djali i menaxherit të ‘Boro Ramizit’ është i arrestuari i tretë për sulm ndaj Eroll Vitakut

0
633

Vitaku

Policia e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit të tretë për sulm ndaj biznesmenit Eroll Vitaku. Nga ana tjetër, burimet e Gazetës Express thonë se ai është Korab Rexha, djali i një prej menaxhereve të ‘Boro Ramizit’.

I dyshuari i tretë, i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, për sulm ndaj biznesmenit Eroll Vitaku, sipas burimeve të Gazetës Express është Korab Rexha, djali i Daut Rexha, një prej menaxhereve të qendrës ‘Boro Ramiz’.

Pikërisht në këtë qendër para disa javësh u rrah rendë biznesmeni Vitaku, nga katër persona, përballë dyqanit që ai udhëheq.

Policia deri me tash vetëm ka konfirmuar arrestimin e tretë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Deri me tash për sulm ndaj Vitakut janë arrestuar tre nga katër sulmuesit. Dy të dyshuarit e parë janë arrestuar pak ditë pas sulmit i cili ndodhi pranë dyqanit “ErVi Sport”, që udhëhiqet nga i sulmuari.

Disa javë pas ngjarjes, Eroll Vitaku përherë të parë ka folur për haraçin që u ka paguar disa personave, të cilët janë thirrur në emër të ish-komandantëve të UÇK’së, Rrustem Mustafa-Remi dhe Latif Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu