Dnevnik: Aleanca Kuq e Zi, nacional – ekstremistët e adhuruar tek shqiptarët në Maqedoni

0
723

Mediat maqedonase kanë shkruar për aktivitetin e “Aleancës Kuq e Zi” dhe synimet e saj për të rikthyer siç thuhet Manastirin si një nga qytetet e rëndësishme për kulturën dhe traditën shqiptare. Gazeta “Dnevnik” shkruan se me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, AK ka përgaditur aktivitete në Manastir dhe se kjo lëvizje e sheh këtë qytet si një qendër për promovimin e saj.

Sipas gazetës, AK gjatë kohë ka promovuar idenë për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Manastir, mirëpo siç nënvizohet ajo nuk u bë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Bamir Topi, transmeton INA.

Analistët maqedonas në Shkup nënvizojnë për gazetën se AK shumë lehtë mund të shëndërrohet në një kopje të partisë ultra – fashiste greke “Agimi i Artë”, për shkak të programit të saj të njejtë dhe angazhimit për shtete të pastra etnike.

“Dnevnik” e quan AK ultranacionaliste dhe me përfaqësitë tashmë të aktivizuara edhe në Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe disa burime theksojnë se ajo ka aktivistë të saj edhe në Greqi, për shkak të çështjes çame.

Një burim i afërt me AK i ka thënë gazetës se kjo lëvizje angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni në drejtim të modelit të konfederatës dhe krijimin e një Iliride të re, përmes një referendumi demokratik. AK theksohet se ka mbështetje të gjërë tek rinia shqiptare në Maqedoni dhe ajo është shprehur përmes formave të ndryshme dhe përkrahjes nëpër rrjetet e ndryshme sociale dhe tubime tjera. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu