Dokument| Akuzat e Thaçit nga Serbia shumë të ngjashme me ato të Prokurorisë Speciale

0
169
Dokument| Akuzat e Thaçit nga Serbia shumë të ngjashme me ato të Prokurorisë Speciale

Dhomat e Specializuara në Hagë kishin bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që ishte e redaktuar, ishte  konfirmuar më 26 tetor 2020 kurse u arrestuar disa javë më pas.

“Dhomat e Specializuara pretendojnë se në korrik të vitit 1998, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, sipas aktakuzës në këto operacione ishin të përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi. Sipas aktakuzës, disa të ndaluar më pas ishin dërguar në një ish-stacion policor në Malishevë, ku Krasniqi ishte identifikuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe “në një rast ka vizituar një dhomë ku po mbaheshin të ndaluarit”.

Prokuroria Speciale e Kosovës e zhvendosur me lokacion në Hagë të Holandës e ka përdorur një term shumë të përafërt me këtë nocion të përdorur nga serbët, dhe katër të akuzuarit i përfshinë në termin: “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Në këtë profil që kanë bërë strukturat serbe që InDoks ka publikuar,  për Hashim Thaçin pos si organizator të UÇK-së, i m’veshin edhe përgjegjësi për krime të supozuara që kanë ndodhur në lokacione konkrete. Ai aty akuzohet se e ka vizituar disa herë Kleçkën, e ku pretendohet se janë vrarë edhe civilë. Kryesisht serbë.

Në këtë dokument serb, Hashim Thaçi akuzohet se ka përdorur ndikimin dhe strukturate e e krijuara me UÇK-në për të frikësuar oponentët politikë.

Të dyja këto akuza shumë të ngjashme edhe në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria në Hagë. Në pikën 32 të aktakuzës Prokuroria në Hagë e akuzon Hashim Thacin, dhe tre të tjerët që pas luftës përdorën metoda të frikësimit kundër lundërshtarëve. Njëjtë si në dokumentin e propagandës serbe.

Në aktakuzën e Speciales thuhet se ndër “këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që

konsideroheshin se kishin qenë bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të Serbisë, çka kishte mbetur nga Ish-Jugosllavia, ose ata që nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në, serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera. Sikurse në dokumentin e propagandës serbe, edhe në aktakuzën e Speciales të akuzuarve në aktakuzën e fundit iu ngarkohet përgjegjësia për atë që pretendohet se ka ndodhur në fashitin Kleçkë. Pika 112 e aktakuzës së Speciales këtë lokacion e ka futur tek krimet që janë kryer edhe kundër civilëve serbë/InsajderiInDoks

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu