Dokument| kështu e rrahu Dalip Brahimi, viktimën Blakqori për Fajde

0
406
Dokument| kështu e rrahu Dalip Brahimi, viktimën Blakqori për Fajde

Dalip Brahimi, i famshëm për dyshimet e mëdha për kontrollin në biznesin ilegal të fajdeve në Prishtinë, në vitin 2015 në Prishtinë, e kishte goditur në pjesë të ndryshme Skender Blakqorin.

Sipas aktakuzës, Brahimi në vitin 2015 në Prishtinë, e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin Skender Blakqori, me qëllim që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ku i dëmtuari Blakqori kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Brahimi që t’ia kërkojë lirimin e banesës. Brahimi në këtë rast ia kishte kujtuar edhe djalin e viktimës, diçka që për Prokurorinë përbënë kanosje.

Aktzakuza e siguruar nga InDoks përshkruan se Brahimi  para në shumë të ndryshme me përqindje prej 5-15% i kishin dhënë edhe të dëmtuarit Skënder Blaqori, dhe në momentin kur ai nuk kishte arritur të kthejë kamatën, i akuzuari Dalip Brahimi përmes të dëmtuarit Bejtush Zhugolli dhe një personi me emrin Ekrem Leci, e kishin detyruar Blakqorin që të nënshkruajë një kontratë për shitblerjen e banesës së lagjen “Dardania”, në Prishtinë, në sipërfaqe prej 161.81 metra katror, dhe të njëjtat para që i dëmtuari Blakqori i kishte marrë nga shitja e banesës, e kishin detyruar që t’ua paguajë “borxhet” atyre

Dalip Brahimi, që i përshkruhet edhe afërsia me ish-Kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, sipas Prokurorisë kishte edhe viktima të thera. Edhe ata janë kontaktuar nga InDoks por nuk kanë pranuar që të flasin./ Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu