Kryesia e Kuvendi të Kosovës mbledhjen e ardhshme e ka caktuar të martën me 10 nëntor, me fillim në orën 16:00, njofton Klan Kosova.
Në rendin e ditës janë 28 pika, të cilat parashikohet të procedohen për seancën e ardhshme plenare.
Ato fillojnë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe kohën për pyetje parlamentare.
Kurse në pikat e rendit të ditës nuk parashikohet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin për vitin e ardhshëm, i miratuar pra ca ditësh nga Qeveria e Kosovës.
Ndërsa në pikat 17, 18 dhe 19, parashihet emërimi i një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Përkundër planifikimit të sancës së ardhsme planer dhe caktimit të pikave, opozita ka ripërsëritur se nuk do të lejojë mabjtjen e seancës dhe do ta bllokojë atë në qoftë se tentohet zhvillimi i saj, njofton Klan Kosova.
Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës së Kryesisë:
R e n d i i d i t ë s
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme
Përgatitjet për seancën plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
Emërimi i një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,
Shqyrtimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:
1. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për
gjashtëmujorin e parë të vitit 2015,
Kërkesa për lejimin e udhëtimit zyrtar në Shqipëri,
Njoftimi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në
sesionin e 60-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, në Norvegji, prej 9-b
13 tetor 2015,
Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
lidhur
me vizitën zyrtare të realizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, prej 15-16 tetor 2015,
Njoftimi i katër (4) deputeteve të Kuvendit lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në
ShBA, prej 28 shtator deri më 9 tetor 2015.