Dokument| Kordinimi i Serbisë më Gjykatë Speciale

0
80
Dokument| Kordinimi i Serbisë më Gjykatë Speciale

Kordinimi i Serbisë më Gjykatë Speciale ka vënë në pah akuzat që po ngarkohen ndaj ish-presidentit Hashim Thaqit dhe ish-krerëve të tjerë shtetërorë që tashmë janë të arrestuar në Hagë.

InDoks në këtë dokumentar ka publikuar akuzat që shteti serb ka dorëzuar ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Në këtë dokument serb thuhet se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, ka formuar një grup të quajtur “Shqiponjat e zeza” për përndjeken dhe vrasjeve të kundërshtarëve poltik.

Selimi në këtë dokument akuzohet se menjëherë pas luftës, në koordinim me Thaçin, kanë themeluar një njësi me emrin “Shqiponjat e Zeza” që për punë të vetën ka pasur edhe vrasjen e jo shqiptarëve si dhe të kundërshtarëve politik. Ai në këtë dokument fillimisht akuzohet se bashkë me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në një fashat të Klinës, së paku ka qenë pjesëmarrës në një rast ku thuhet se janë vrarë dy civilë.

Selimit i përshkruhet edhe udhëheqja e një njësiti në të cilin më vonë, sipas këtij dokumenti të propagandës, hyn edhe Fatmir Limajt, e ku ky njësit sipas serbëve ka pasur për qëllim organizimin e sulmeve kundër forcave serbe. Po në profilin për Fatmir Limajn, ata bashkë, sipas këtij dokumenti thuhet se udhëhoqën këtë njësit ku që në vitin 1996 kishin kryer vrasje në tentativë të së paku dy civilëve të tjerë shqiptarë.

Në situata të tjera, Rexhep Selimit ana serbe i ngarkon edhe përgjegjësi si lider i grupit që merrej me trafik armësh e njerëzish, por edhe me e përshkruan si njeri shumë i afërt me Thaçin dhe njeri me shumë ndikim në krejt atë se çka po ndodhte me aktivitetet e paligjshme që i mbajti gjallë struktura e UÇK-së, sipas serbëve, edhe pas luftës.

Struktura të sigurisë së Republikës së Serbisë kishin prodhuar edhe këtë dokument që e sjell InDoks. Është mbi gjashtë vite i vjetër. Në këtë dokument, plotë 50 herë është përmendur emri i Hashim Thaçit, derisa janë listuar 156 shqiptarë. Madje, edhe titulli i këtij materiali propagandistik të strukturave të sigurisë nga Serbia, e që është material i shkruar në gjuhën angleze, i referohet drejtuesve të UÇK-së përafërsisht si aktakuza e re e Gjykatës Speciale: Grup i Organizuar Kriminal.

I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun, i cili ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

“Unë e kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre të Gjykatës Speciale, dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave ndodhen në Aktakuzë”, ka thënë Dreçun/InsajderiInDoks

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu