Dokumentari për “21 janarin”, Berisha dhe Basha “bllokojnë” televizionet

0
685

Pas bllokimit që iu bë autobusëve me mbështetës të Partisë Socialiste, të cilët do të merrnin pjesë në tubimin homazh për të vrarët me “21 janar”, policia “bllokon” mediet të transmetojnë dokumentarin për këtë ngjarje.

“Sali Berisha e Lulëzim Basha bllokojnë me polici rrugën e kinemasë për të mos lejuar mediet ta transmetojnë live ceremoninë përkujtimore!”, shkruan Rama në Twitter.

Kjo ceremoni ishte parashikuar të mbahej në orën 12:00 në kinema “Millenium, ku pritej dhe një fjalim i kreut të PS-së. “Të mjerët nxitës të atyre vrasjeve sot u tremben një filmi dhe fjalëve të rastit për 21 janarin! S’kanë faj krimi është hije që s’ndahet thonë!”, nënvizon Rama.

“21 janari”, familjarët: S’kemi besim te ky shtet (video)

Dy vjet pas ngjarjeve tragjike në kryeqytet, familjarët dhe të afërmit e viktimave shprehen se nuk kanë më besim tek drejtësia.

Në prononcimet e dhëna për A1 Raport, familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës thonë se nuk presin zbardhjen e ngjarjes pasi është vetë pushteti i përfshirë në vrasjen e të afërmve të tyre.

Nga ana tjetër ata deklarojnë se me rotacionin e pushtetin në zgjedhjet e 23 qershorit shpresojnë që drejtësia të vihet në vend.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu