Dokumentet e strukturave serbe në Speciale- Kajtazi: Gjykimi mund të marr kahje tjetër

0
161
Dokumentet e strukturave serbe në Speciale- Kajtazi: Gjykimi mund të marr kahje tjetër

Gazetari Vehbi Kajtazi, para disa ditësh kishte publikuar në një emision dokumente të strukturave serbe ndaj të akuzuarave në Gjykatën Speciale.

Kajtazi në një intervistë për InDoks, ka thënë se nëse këto akuza nuk zhveshën nga elementi serb atëherë gjykimi mund të marrë një kahje tjetër.

“Është rasti Jakup Krasniqit,: në dokumentin e strukturave serbe përmendet rrëmbimi i serbëve në Rahovec në Kleqkë dhe djegia në një furrë të gëlqeres, në aktakuzën e Hagës përmendet rrëmbimi i serbëve dhe zhdukja e këtyre meqenëse aktakuza është e redaktuar nuk shpjegohet se ku kanë përfunduar, këta supozoj që mund të përmend ndonjë furrë e Kleqkës. Përmendet po ashtu rrëmbimi i Gllarevës, i disa serbëve në aktakuzën e Hagës. Përshkrim tjetër krejtësisht të ngjashëm është tek profili i Fatmir Limaj,  ndonëse Limaj nuk është i akuzuar përmendet veprimet e tij të supozuar”, tha Kajtazi.

“Nëse bën një analizë krahasimore të këtyre dokumenteve sheh ngjashmëri të madhe mes fakteve të pretenduar të Serbisë dhe aktakuzës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për këtë arsye si vend, ekipet e mbrojtjes të akuzuarve duhet të punojnë të zhveshët kjo aktakuzë nga elementi serb,  elementi serb është shumë i madh në këtë aktakuzë,  momenti që veshët e pastrohet kjo pikë unë mendoj gjykimi do të marr një kah tjetër”, ka thënë ai

Struktura të sigurisë së Republikës së Serbisë kishin prodhuar edhe këtë dokument që e sjell InDoks. Është mbi gjashtë vite i vjetër. Në këtë dokument, plotë 50 herë është përmendur emri i Hashim Thaçit, derisa janë listuar 156 shqiptarë. Madje, edhe titulli i këtij materiali propagandistik të strukturave të sigurisë nga Serbia, e që është material i shkruar në gjuhën angleze, i referohet drejtuesve të UÇK-së përafërsisht si aktakuza e re e Gjykatës Speciale: Grup i Organizuar Kriminal.

Për koordinim dhe furnizim  të Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia  ka folur  Milovan Drecun. Ai  ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

“Unë e kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre të Gjykatës Speciale, dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave ndodhen në Aktakuzë”, ka thënë Dreçun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu