Dokumenti i CIA-s: Plani për zëvendësimin e Enver Hoxhës me të zgjedhurin e Titos

0
808

Raporti i CIA-s me të dhënat e Bllokut Indipendent Kombëtar.

“Abaz Kupi e Mit’hat Frashëri kanë hequr dorë nga çështja e Kosovës”

“Për të qenë të pranueshëm te Tito, kanë sakrifikuar pretendimet e shqiptarëve në trojet e tyre etnike”

Raporti i Zyrës së Operacioneve Speciale për dyshimet mbi bashkëpunimin anglo-jugosllav për Shqipërinë.

CIA: Përplasjet në mërgatën shqiptare.

Plani për zëvendësimin e Hoxhës me të zgjedhurin e Titos.

 

TOP SEKRET

Vetem per Zyrtaret Amerikane

Zyra e Operacioneve Speciale

Washington D.C

Janar 18.1950

Memorandum: Per Ndihmes Drejtorin e Politikave Kordinuese

Subjekti: Mbi dyshimet e nje bashkepunimi Anglo-Jugosllav per Shqiperine

1. Në funksion të raporteve të shpeshta dhe të përsëritura ( asnjera prej tyre perfundimisht te konfirmuara dhe disa te pasakta dhe false) qe britaniket jane futur ne bisedime dhe kane arritur nje marrveshje me Jugosllavet mbi ceshtjen e Shqiperise, ne kemi rishikuar dosjet tona me qellim riparjen e informacioneve aktuale qe kemi ne dispozicion per te bere komentet tona me qellim vleresimin  korrekt te ketyre raporteve te cilat jane permbledhur si me poshte:

2. Sipas Konsullit Grek ne Beograd ne nje bisede me Ambasadorin Cannon ne 6 Gusht te 1949, “Greket ne Rome” ai kishte mesuar se Abaz Kupi dhe Mit’hat Frasheri ( apo perfaqesuesit e tyre) kishin vizituar TITON ne mesin e Korrikut 1949 dhe kishin fluturuar ne Jugosllavi me nje avion Britanik. shikoni ( Memorandumi Top Sekret i dates 9 Gusht 1949 me subjekt dyshime per nje takim te Liderve shqiptare me TITON)

3. Udheheqja e BKI  ne Itali( Blloku Kombetar Indipendent (shenimi yne) deri ne fundin e Korrikut te 1949  kishin mendimin se TITO duke menduar se britaniket te perfaqesuar nga ( emri i fshire)  dhe ( emri i fshire)  ishin te gatshem per te bashkepunuar, eshte bindur qe planet per  revolten e rrezimit te regjimit shqiptar ti fshehe si nje levizje e brendeshme kombetare. Ne te njejten kohe BKI  pohoi se papritmas Abaz Kupi dhe Mit’hat Frasheri kane hequr dore nga pretendimet shqiptare mbi ceshtjen e Kosoves me qellim qe te jene te pranueshem nga TITO.  BKI nuk gjen asnje shpjegim mbi udhetimin e papritur te Abaz Ermenit ne Trieste si dhe largimin dyshues te Abas Kupit dhe Mit’hat Frasherit  ne fundin e Korrikut per ne Venecia ( mendojne ) edhe ne Triste po qe se nuk kane shkuar ne Jugosllavi. Keto ‘fakte”  sebashku me rolin e rendesishem te Britanikeve ne formimin e Komitetit te Shqiperise se Lire si dhe ne mbeshtetjen e hershme te britanikeve per Abaz Ermenin, pra keto sebashku e bejne BKI te mendojne ne nje bashkepunim te Britanikeve me Jugosllavet per ceshtjen e Shqiperise.  ( Memorandumi Top Sekret  i 4 Gushtit 1949 me subjekt pikpamjet e BKI mbi aktivitetin e Ballit Kombetar )

4. Ne 31 Korrik, BKI pohoi se Abaz Ermenji ishte shoqeruar “ne udhetimin e tij ne Jugosllavi”  nga ( emri i fshire). Po keshtu BKI pretendon se kane mesuar nga nje “burim i sigurte Jugosllav”  qe Said Kryeziu ka marre 500 napolona flori nga i vellai i tij Gani Kryeziu. BKI deklaroi se Said Kryeziu e ka modifikuar planin origjinal me nje plan tjeter ku zevendesimi i HOXHES do te behet nga nje person i perzgjedhur nga TITO. ( SO-DB – 182226)

5. Nje leter e pretenduar se vjen nga nje shqiptar ne Itali dhe te jete interceptuar nga Sherbimi Sekret Grek, fliste se Abaz Kupi dhe MIt’hat Frasheri  shkuan ne Trieste ne 1 Gusht 1949 per te diskutuar me nje perfaqesues te TITO-s planet per revolten Shqiptare. (Memorandumi Top Sekret  11Gusht 1949, subjekti: Dyshime mbi takimin e Liderve shqiptare me TITO-n)

6. Nje tjeter Raport qe vjen nga Trieste deklaron se Frasheri dhe Kupi lane Romen  per Trieste ne menyre secrete ne fillimin e Gushtit 1949 por nuk paten mundesi te hynin ne Territorin e Lire ( zona e diskutuar e Triestes shen yne) dhe qendruan ne Padova apo Venecie.  Shiko   ( Memorandum Sekret date 16.Gusht 1949, subjekti: Mbi levizjet e MIt’hat Frasherit dhe Abaz Kupit)

7. Sipas nje raporti tjeter qe vjen nga Trieste ( emri I fshire)  I ka propozuar Titos dhe Said Kryeziut nje plan te financuar  nga Britaniket per nje aksion Jugosllav-Balli Kombetar per te rrezuar rregjimin aktual ne Shqiperi. Data e ketij propozimi nuk behet e ditur por duhet te kete qene Korriku apo fillimi I GUshti I 1949.   (SO- DB 18237)

8. I njejti Raport ka informacionin shtese  se ( emri I fshire) dhe nje Kolonel Britanik ka shume mundesi te kete qene (emri I fshire)  ka mundesi te jene takuar ne fillim te Gushtit ne PORTOROSO ne Zonen B, FTT, me Abaz Kupin, MIt’hat Frasherin, Abaz Ermenji, Said Kryeziu dhe Gani Kryeziu si dhe dy persona te paidentifikuar perfaqesues te Beogradit. ( SO-DB 18237)

9. Ne te njejten linje me kete Raport eshte edhe nje tjeter I ardhur nga Athina ku thuhet se ne daten 4.Gusht 1949, ( emri I fshire) dhe (emri I fshire) jane takuar ne Trieset me personat e lartpermendur si dhe me Kol Gjeloshin si dhe me dy perfaqesues te TITO-s  me qellim diskutimin e planit per rrezimin e rregjimit ne Shqiperi.  (Top Sekret memorandum I dates 18 Gusht 1949. Subjekti:  Operacioni Shqiptar- Plane per Clirimin e Shqiperise)

 

 

Dokumenti I sotem I ardhur nga Arkivat Amerikane dhe qe eshte pjese e Dosjeve te deklasifikuara te  Operacioneve BGFIEND, sjell ne vemendjen tone disa ceshtje qe kane te bejne me prapaskenat e Mergates Shqiptare e cila bashkepunon me Sherbimet Amerikane per rrezimin e rregjimit komunist te Tiranes.  Mergata Politike e vendosur ne kampet e refugjateve ne Itali vazhdonte te  ishte mjaft e fraksionuar duke percjelle frymen e ndarjes qe I kishte karakterizuar ata gjate jetes politike ne Shqiperi. Dokumenti I sjelle sot per lexuesit pasqyron mjaft qarte frymen e ndasive politike, ndasi te cilat krijojne nje fryme dyshimi dhe pasigurie jo vetem tek shqiptaret e arratisur por edhe tek niveli me I larte I Sherbimit te Fshehte Amerikan. Megjithate ky dokument sjell edhe disa informacione me shume vlere per te gjykuar dhe analizuar nje sere levizjesh politike te lidershipit shqiptar ne Emigracion.

DYSHIMET E AMERIKANËVE PËR LIDERËT SHQIPTARË

Dokumenti I sotem I hartuar nga  ndihmes drejtori I OPC, eshte nje permbledhje e nje morie Memorandumesh Sekrete te hartuar nga Zyra e OPC dhe OSO ne terren te cilat kane percjelle ne Washington disa nga dyshimet e amerikaneve per lidershipin politik shqiptare te cilet mund, sipas amerikaneve,  te kene vendosur kontakte me sherbimet e fshehta jugosllave. Nga ky Dokument I botuar sot  dhe ne numrin ne vazhdim mesojme disa nga pikat me te rendesishme te dyshimeve amerikane. Megjithate dokumenti I cili qe ne krye te tij nenvizon faktin se disa prej informacioneve qe oficeret e sherbimeve amerikane merrnin ne terren nuk ishin te sakta apo edhe false duke ngritur keshtu nje pikepyetje te madhe mbi qellimet e verteta te ketyre informacioneve qe vinin nga fraksionet politike shqiptare.

Nje pjese e Dokumentit  te sotem i referohet informacioneve te marra nga BKI apo Blloku Kombetar Indipendent  nje organizate politike e themeluar ne 6 Nendor 1946 ne Rome. Nga emrat e shenuara ne procesverbalin e themelimit te kesaj organizate politike duket qarte se nen ombrellen e saj jane future te gjithe elementet pro Italian te cilet gjate luftes kane pasur nje rol aktiv ne promovimin e interesave te Italise fashite ne Shqiperi por edhe disa emra intelektualesh disa te pavarur. Eshte me interes te sjellim per lexuesin emrat e themeluesve te kesaj organizata e cila citohet ne  Dokumenti e sotem si nje nga burimet kryesore te dyshimeve amerikane per disa nga njerzit me aktiv te Mergates. I drejtuar ne nje fare menyre nga KAPIDAN NDUE GJON MARKA GJONIT, Bllokut Kombëtar Independen,  u themelua ne  6 nëntor 1946 në Romë, perbehej nga   Gjon Marka Gjoni,  Qazim Mulleti, Nexhmedin Vrioni,  Dr. Xhemil Dino, Nebil Dino, Dr. Ismail Vërlaci, Prof. Ernest Koliqi, , Dr. Xhelal Mitrovica, Prof. Namik Resuli, Prof. Sotir Kozmo, Kap. Asllan Libohova, Pandeli Papalilo, Luigj Gjergjola, Safa Vlora, Jak Koçi, Dr. Eduard Liço, Don Frano Karma, Kap. Jorgji Ruço, Kap. Kapllan Libohova, Theofan Qesari, Prof Stefan Gazuli, Dr. Kadri Myftiu, Dr. Lin Shkreli.

Si nje Organizate me qendrim te theksuar pro Italian duket mjaft llogjike qe Blloku KOmbetar Indipendet te percillte disa nga preokupimet kryesore te politikes Italiane te pas Luftes mbi Shqiperine. Italianet te shqetesuar nga aktiviteti I dendur Britanik kundrej Shqiperise ne bashkepunim me greket dhe Jugosllavet,  kerkon te luaje rolin e saj tradicional te influences mbi ceshtjet shqiptare. Per kete arsye mendoj se informacionet e percjella ne emer te BKI ne dokumentin e Sherbimit Sekret Amerikan  duhet te vine nga Sherbimet Italiane te cilat kishin mundesine e duhur te mbanin nen vezhgim cdo levizje te Lidereve politike shqiptare te cilet po bashkepunonin mjaft ngushte me amerikanet dhe britaniket. Per kete arsye keto informacione duhen marre ne konsiderate edhe pse me rezerva pasi vezhgimi I MIthat Frasherit dhe Abaz Kupit duhet te jete bere nga agjentet Italiane  te Sherbimeve te Fshehta.

Ne se kjo analize eshte e sakte dhe burimi I informacionit jane Italianet atehere dyshimi se Mithat Frasheri dhe Abaz Kupi kane vendosur kontakte te fshehta me TITON mund te merrem ne konsiderate. Deri me sot nuk kemi asnje deshmi mbi nje bashkepunim te mundshem te ketyre liderve historike me liderin komunist por si dy politikane te vjeter ata kane pasur eksperiencen dhe pervojen e duhur per te kuptuar se rrezimi I Enver Hoxhes ishte mjaft I mundur ne se ish mbrojtesi i tij I dikurshem kerkonte tashme ta rrezonte nga Froni I Tiranes. Ne se kemi parasysh atmosferen e kohes ishte momenti kur amerikanet dhe britaniket po finalizonin krijimin e KOmitetit Shqiperia e Lire dhe Mithat Frasheri do te merte postin e Kryetarit te Qeverise ne Mergim e cila priste rikthimin ne Shqipri me ndihmen e aleateve. MIthati dhe lidershipi shqiptar te cilet kishin shume shpresa ne nje rrezim te afert te Hoxhes mund te kene vendosur lidhjet me Titon aq me teper  ne se kete e kane kerkuar Britaniket mbeshtetesit kryesore te tyre dhe miqte e vjeter te TITO-s. Gjithsesi keto levizje te pa konsultuara me amerikanet duhet te kene vendosur ata ne pozicion te veshtire dhe nga ky Dokument mesojme se per kete ceshtje jane hartuar disa memorandume Sekrete per te kuptuar qellimin e vertete te Liderve shqiptare. Gjithsesi informacioni I marre nga BKI dhe dyshimet e kesaj organizate ndaj Mithat Frasherit dhe Abaz Kupit jane kontrolluar edhe nga informacione paralele te marra nga amerikanet te cilet kane nxjerre perfundimet e tyre mbi nje mundesi te bashkepunimit te Mithatit Frasherit dhe Abaz Kupit me Jugosllavet.

Vijon ne numrin e ardhshem

 

Nga Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu