Dorëheqja e Qeverisë parandalon shpërthimin

0
1152

PDK-ja

Situatë e tensionuar në Republikën e Kosovës

Koalicioni i ka ditët e numëruara

“Situata po bëhet e rrezikshme. Zgjidhja e vetme është që të shkarkohet ose dorëhiqet kryeministri, i cili edhe është shkaktar i kësaj situate. Të formohet një qeveri teknike gjithëpërfshirëse me mandat njëvjeçar, me një kryeministër teknik konsensual”, tha Spahiu për “Kosova Sot

Vazhdimi i bllokadës së Kuvendit nga ana e opozitës së bashkuar kosovare dhe tensionimi në rritje i situatës politike në vend, që po përcillet me thirrjen e protestave masive të qytetarëve, në kundërshtim të marrëveshjeve të 25 gushtit, mund të sjellë një revoltë të fortë popullore, që do t’i jepte fund kësaj oligarkie kriminale në pushtet. Analisti politik, Nexhmedim Spahiu, konsideron se shpëtimi i vendit nga një “revolucion” i tillë është tek zgjidhja që mund të ofrojë një marrëveshje politike e subjekteve në Parlament për një qeveri teknike me mandat njëvjeçar, e cila do të funksiononte si e tillë deri në zgjedhjet e reja. Ndryshe me të gjitha format e tjera të veprimit nga njëra dhe pala tjetër në konflikt politik, situata mundë të eskalojë në dhunë të padëshirueshme, përballë së cilës nuk mund të rezistojë Qeveria aktuale. “Situata po bëhet e rrezikshme. Zgjidhja e vetme është që të shkarkohet ose dorëhiqet kryeministri, i cili edhe është shkaktar i kësaj situate. Të formohet një qeveri teknike gjithëpërfshirëse me mandat njëvjeçar, me një kryeministër teknik konsensual”, tha Spahiu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu