Deputetet e PDK-së Blerta Deliu e Blerand Stavilevci janë tërhequr nga debati televiziv ku ishte i ftuar edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosja.
Ky debat është paraparë që të ndodhë mbreme, por një debat i tillë nuk do të zhvillohet, kështu ka njoftuar zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti përmes një shkrimi në Facebook, transmeton ‘GazetaBlic’.
Shënimi i plotë:
Blerand Stavileci e Blerta Deliu, para dy ditësh pretenduan se frikësokemi per te dalë në debat. Paramendojeni. Dhe si çdo shpifje (e tyre) që nuk ka qëndrueshmëri e konsistencë, kjo u demantua menjëherë.
Blerant Stavileci, i paraparë qysh prej dje që të marrë pjesë në debat (Rubikon) e ka anulu pjesëmarrjen me ta kuptuar që do ta ketë përballë Glauk Konjufcën.PDK-ja ka tri vjet që nuk ballafaqohet me përfaqësuesit e Lëvizjes në emisone pasi të gjitha debatet i humb, se përfaqësuesit e Lëvizjes janë në anën e së vërtetës.
PDK nuk ka strategji mediale. Ka fushatë shpifjesh e këto për nga natyra nuk kanë jetëgjatësi.