Dosja e krimeve të luftës në Kamenicë është “zhdukur”

0
1074

Gjilan, 12 maj – Në Kamenicë për krimet e kryera gjatë luftës janë bërë dy raporte të rëndësishme, njëri nga Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës dhe tjetri nga Këshilli Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta. Kështu thuhet në raportin e komisionit për hetimin e krimeve të luftës dhe personave të humbur, që është përgatitur nga Sylejman Ajvazi, Hevzi Murseli, Musa Ahmetaj, Fejzullah Hasani, Shaban Spahiu, Basri Morina, dhe Sinan Sadiku.Dosja e Kamenicës me gjasë ose ka humbur ose është zhdukur. Këtë dilemë e ka ngritur për rajonipress Hevzi Murseli, njëri nga anëtarët e komisionit. Murseli thotë se dikush e ka marrë dosjen dhe e ka zhdukur. “Organet e ish qeverisë së përkohshme me gjasë i kanë marrë të fundit dosjet dhe më duket se arsyetimi i tyre ka qenë se KFOR-i e ka marrë atë dosje gjatë një bastisjeje”, tha Murseli.

Sipas tij, dosja ka qenë e kompletuar, sepse ka pasur fotografi, prova e deklarata të njerëzve pjesëmarrës në luftë. “Nëse është zhdukur ose edhe nëse ka humbur dosja, ajo paraqet humbje të madhe dhe të pa kompensueshme për Kamenicën. Unë bëjë apel që të kthehet dosja, nëse veç ekziston dhe ndodhet në duar të njerëzve të ndryshëm. Ajo dosje ka vlerë shumë të madhe sepse janë deklaratat e dëshmitareve të gjallë, janë deklarata të freskëta që janë marrë menjëherë pas luftës. Po ta kishim tani dosjen, ajo menjëherë do të aktivizohej në prokuroritë tona”, tha Murseli.

Nga të dhënat nga tereni dhe nga deklaratat e dëshmitarëve vërtetohet se në tërë territorin e Kamenicës dhe jashtë saj janë vrarë këta persona: Ramadan I. Sijarina (1976), Shemsi Isufi (1965), Sabri Krivaqa, Driton Krivaqa, Agush Isufi, Besnik Maroca, Musli Ymeri, Tefik Hajdini, Rafet Isufi, Isa Kastrati, Mehmet Sabedini, Ramadan Latifaj, Zylfi Kastrati, Avdi Xhaqku , Ahmet A. Mehmeti, Arsim Sh.Isufi, Nevzad D. Kryeziu, Emin R. Kryeziu, Selver B. Kryeziu, Ismajl Xh. Ismajli, Xhelal Sopi, Asllan H. Thaqi, Fadil Zubaku, Emin Jerliu, Musa I. Morina. Gjatë luftës së fundit janë plagosur 31 persona, ndërsa të zhdukur janë pesë veta.

Sipas raportit të komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës në vrasjet e shqiptarëve në këtë rajon janë të implikuar edhe një numër i ish udhëheqësve serbë. Ish zyrtarë serbë janë përgjegjës për vrasjen, maltretimin fizik dhe psikik, vjedhjen, djegien e shtëpive dhe lokaleve afariste, zhdukjen e dokumentacionit me vlerë kombëtare, zhdukjen e dokumentacionit të administratës, dokumentet e gjeodezisë .

Për të gjitha këto veprime inkriminuese është vërtetuar nga dëshmitarët se përgjegjës direkt janë: Filiq Dimitrije Branimir, ish kryetar i Komunës së Kamenicës, i cili konsiderohet përgjegjës për urdhrat e tij për asgjësimin e dokumentacionit të librave amë, regjistrat e popullatës në zyrat e ofiçarisë në Hogosht, Tugjec, Muqiverc, Strezoc dhe Kamenicë. Filiq tërë dokumentacionin me vlerë e ka dërguar në Vrajë, përmes sekretarit të atëhershëm të KK të Kamenicës, Nikita Markoviq.

Filiq është përgjegjës për të gjitha krimet që janë bërë ndaj popullatës shqiptare gjatë kohë së luftës meqë ai ka qenë edhe komandant ushtarak. Gjatë kohës së luftës në zonën e Qafës së Kopernicës nga forcat ushtarake janë vrarë Ramadan Sijarina dhe Emin Jerliu si dhe janë zhdukur Qamil Syla dhe Lulzim Vrajolli.

Stojanoviç Q. Bozhidar, i lindur në fshatin Bosce, ish kryetar i Kamenicës, dyshohet se së bashku me Nikita Markoviqin kanë organizuar grupet paramilitare për djegien e lokaleve afariste si dhe shtëpive të shqiptarëve. Është përgjegjës për plaçkitjen e bagëtive të fshatrave shqiptare në Petroc, Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik.

Stamenkoviq Xhella Goran, ish-inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë, është përgjegjës për rrahjet, maltretimet dhe burgosjet e shqiptarëve. Dyshohet se ka urdhëruar zhdukjen e shqiptarëve nga Kopernica, Hogoshti, Karaqeva etj.

Aleksiq Jovan Vlladimir, ish-inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë, dyshohet se ka punuar sipas instruksioneve të Filiq Branimirit.

Filiq Zhivorad, ish-polic në Kamenicë, dyshohet për maltretimet dhe rrahjet ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Në mesin e të dyshuarve për krime ndaj shqiptarëve janë edhe Petroviq Sveta Gollub, ish polic, Nikoliq Zoran Dragan, paramilitar, Filiq Gjoro Sreqko, ish punëtor i ndërmarrjes publike, Maksimoviq Mile Vlladimir, Jovanoviq Boban, Bozhidar Qedomir Stojanoviq,

Deniq Panajoti, Dragan Qedomir Zhivkoviq, Stojan Mitiq, Trajan Maksimoviq, Millan Vasiqin, Radosav Stojanoviq, Radomir Gjokiq, Srboljub Stamenkoviq, Dragan Stefanoviq, Nikolla Matkoviq , Kranqen Dimitrijeviq, Dragan Periq, Bogoljub Millosheviq, Miqa Simiq, Dragan Nikoliq, kurse për një pjesë të vrasjeve të kryera në këët komunës më 18 prill 1999 ishte ngritur aktakuza kundër Momqillo Trajkoviqit, ish kryeshef i sigurimit në Kamenicë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu