Dosja sekret: Kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Tito

0
10

Në aktivin politik të Prishtinës duke folur për vizitën e Titos në Kinë, Stane Dollanci theksoi se Hua Kuo Feni pyeti Titon se si i keni marrëdhëniet me partinë më të vjetër në Ballkan (PPSH-në). Tito i tha se për këtë do t’ju informojë Dollanci. Në përgjigjen e tij, Dollanci u tha:

Nga ana e saj Jugosllavia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë të madhe në të gjitha fushat. Shkaktar për acarimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është Stalini. Aktualisht udhëheqja jugosllave është për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë në të gjitha fushat.
Në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, po zhvillohet një cikël leksionesh mbi politikën e jashtme kineze, sidomos për qëndrimin kinez ndaj Tajvanit, marrëdhëniet kino-amerikane, kino-sovjetike, kino-jugosllave, si dhe marrëdhëniet e saj me organizatat ndërkombëtare, program që do të vazhdoj dy muaj.
Në leksionin që mbajti para disa javësh një përfaqësues i “TANJUGUT” në Pekin, ndër të tjera theksoi këto momente të politikës kineze:

-Hapja e Kinës në marrëdhëniet me të gjitha shtetet e tjera e sidomos me SHBA-ve.

-Tendencat kineze për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, pavarësisht se propagandojnë rrezikun sovjetik.

-Përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me Jugosllavinë në të gjitha fushat e drejtimet.

-Kontraditat politike dhe ideologjike me PPSH-së dhe me Republikën Popullore të Shqipërisë, për problemet e politikës së jashtme. Referuesi theksoi se deri me tani asnjëra palë nuk ka dalë hapur me kritika direkte.

Kuadrot drejtuese kosovare janë të pakënaqur me varrimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës. Mahmut Bakalli, në një bisedë të ngushtë, lidhur me këtë është shprehur se Hasan Prishtina është kosovar dhe duhej të varrosej në Kosovë.
Meqense udhëheqësve shqiptarë u shkoi ndërmend për tërheqjen e eshtrave të tij nga Greqia, të na kishin informuar edhe neve dhe së bashku të vendosnim se ku do t’i varrosnim. Në rast se do të pyeteshim, ne mund të binim dakord që eshtrat të varroseshin në Vlorë, ose në Tiranë, si figurë e shquar e Rilindjes Kombëtare, por nuk është mirë që ato të varroseshin në Kukës”.

Stane Dollanci, shtoi “Se Tito është shumë i zoti, se ai ka fituar autoritetin dhe simpatinë e gjithë botës”. “Se jeta ekonomike në Jugosllavi është shumë më e mirë se në Shqiperi”. “Edhe sikur të duan këta që të shkoj Kosova me Shqipërinë, vetë kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Titua, sepse ay ka krijuar një gjendje ekonomike shumë të mirë, se çdo shtëpi ka veturë etj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu