Drafti final i marrëveshjes mes PDK’së dhe LDK’së, sipas Top Channel

0
676

koalicioni1

Nga nesër Hashim Thaçi, mund të lërë edhe postin e deputetit dhe të mbajë vetëm postin e kreut të PDK-së, deri në momentin e zgjedhjes së tij si President i Kosovës në vitin 2016.

Kështu raporton TopChannel, ku thuhet se ka zbuluar draftin final të marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së.

Sipas kësaj marrëveshje parashikohet që Isa Mustafa të jetë kryeministër, ndërsa posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit më 2016 do t’i takojnë PDK-së.

Sipas kësaj marrëveshje, LDK do të ketë një zëvendëskryeministër, 7 ministri dhe një ministër pa portofol. LDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK, Ministrinë e Financave, atë të Kulturës, Diasporës, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa PDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të integrimeve Europiane, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomik, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Minoritetet edhe në qeverinë e re do të kenë sërish tri ministritë që kanë pasur deri tani: Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Administratës Publike.

Sipas marrëveshjes, dialogun teknik Kosovë-Serbi tani do ta udhëheqë ministri pa portofol apo ministri i Shtetit, ndërsa atë politik sërish do ta udhëheqin kryeministrat.

Kabineti i ri qeveritar i Kosovës pritet të jetë i ngarkuar me shume zëvendësministra. Në secilën ministri do të jetë nga një zëvendësministër i PDK-së dhe një i LDK-së. Ndërsa, në disa ministri do të ketë edhe 3 zëvendësministra, ku i treti do të jetë nga radhët e minoriteteve. Sa i takon Kuvendit, ende nuk janë caktuar as nënkryetarët e Kuvendit, por as shefat e grupeve parlamentare.

Marrëveshja e detajuar edhe me emrat e ministrave do të nënshkruhet nga Thaçi e Mustafa të hënën në ora 10:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu