Dredhia greke, nga Kali i Trojës te kali i detit

0
674

Është vështirë të besohej se dredhia e lashtë greke e Kalit të Trojës mund të gjente zbatim në politikën e jashtme apo diplomacinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian  sikundër është Greqia e sotme.  Por ja që ajo ka ndodhur dhe po ndodh në marrëdhëniet e shtetit helen me Shqipërinë fqinje me ndryshimin, jo thelbësor, se kali i drunjtë është ndryshuar me një kalë uji apo siç quhet kalë deti. Krejt në kundërshtim me parimet dhe standardet europiane, politika e jashtme greke po përpiqet të përfitojë më shumë se i takon nga ujërat detare në kufirin me Shqipërinë, duke e shantazhuar këtë të fundit, me nevojën që ka për të marrë, sa më shpejt që të jetë e mundur, statusin e kandidatit të BE-së. Një diplomaci dinake dhe e pandershme që gjen terren edhe te predispozita aspak patriotike e qeverisë shqiptare aktuale, e cila, për të zgjatur jetën e vet, ka faktuar tashmë gatishmërinë për të hyrë në pazare të tilla “qiud pro quo” (më jep të jap), që bien në kundërshtim jo vetëm me interesat kombëtare, por edhe me parimet e Evropës, ku pretendon se do ta çojë Shqipërinë.

 

Çfarë vartësie ka mes marrjes nga Shqipëria të statusit kandidat për anëtar i BE-së dhe caktimit të kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë? Normalisht asnjë lidhje. Por çuditërisht është shteti grek që po përpiqet ta trajtojë si të tillë. Pra, nëse qeveria shqiptare bie në marrëveshje për një kufi detar që kënaq disa ambicie të qeverisë greke për rezerva nënujore nafte, qeveria greke do të japë OK që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit, por nëse një marrëveshje e tillë nuk arrihet, Greqia do të votojë kundër kandidaturës së Shqipërisë. E drejta e kërkon që kufiri detar të përcaktohet në bazë të konventave dhe të drejtës ndërkombëtare, ndërsa marrja ose jo e statusit të kandidatit nga Shqipëria nga fakti sesa i ka realizuar ajo të 12 prioritetet e caktuara nga BE-ja, sesa i është përafruar ajo Europës në të gjitha sferat e jetës. Të përpiqesh të shmangesh nga këto kritere, do të thotë t’i largohesh së drejtës. Dhe çfarë nuk është e drejtë, nuk është as e mirë si për Greqinë ashtu dhe për Shqipërinë apo edhe Europën.

 

Supozojmë për një moment se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë vend kandidat i BE-së. A do të ishte e drejtë që qeveria e Greqisë të votonte kundër të drejtës që i lind Shqipërisë, vetëm sepse qeveria e këtij shteti, ende më i varfri në Europë, nuk pranon të bëjë një padrejtësi ndaj kombit dhe popullit të vet duke i dhënë Greqisë, më shumë se i takon me të drejtën ndërkombëtare, nga ujërat detare që ndajnë dhe bashkojnë të dy shtetet fqinje? Në këtë rast padrejtësia do të ishte e hapur dhe Greqia do të shfrytëzonte statusin e saj si anëtar i BE-së, në një konflikt të hapur interesi me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Europës. As kufiri detar apo as gazsjellësi TAP nuk mund të përdoren si plaçkë tregu duke këmbyer me to aspiratën e ligjshme që kanë shqiptarët për t’u anëtarësuar në BE. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është favor që i bëhet një shteti, por është meritë. Dhe si i tillë ai nuk kërkon që t’i bësh favore askujt në kurriz të së drejtës ndërkombëtare apo kombëtare. Qeveria shqiptare e Kryeministrit Sali Berisha nuk duhet të kishte hyrë në të tilla pazare të turpshme që vënë në rrezik pasuri dhe hapësira që shqiptarëve ua kanë lënë të parët. Ajo duhet të ketë parasysh se ujërat detare janë pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe se kombi shqiptar nuk kufizohet vetëm me shtetin shqiptar. Prandaj në rastin e çështjeve si ajo e kufirit detar me Greqinë, jo qeveria, por edhe vetë Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka një sovranitet mjaft të kufizuar përballë gjithë kombit. Ata mund të marrin vendime për këtë çështje, por vetëm në përputhje me interesin e gjithë kombit shqiptar dhe kjo është e mundur vetëm mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

 

Por çfarë e detyroi qeverinë Berisha të ndërmarrë një pazar të ulët për faljen e ujërave detare Greqisë, pazar që, pas denoncimit nga një patriot si Myslym Pashai, u hodh poshtë si i padrejtë edhe nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë? Asgjë më shumë dhe asgjë më pak veç dobësisë dhe korruptimit të vet. Ndërsa po mbush 8 vjet qeverisje, kabineti Berisha është aq i korruptuar dhe aq autokratik sa e ka të pamundur plotësimin e prioriteteve të vëna nga BE-ja. Ai nuk mund të pranojë që gjyqësori në Shqipëri të pavarësohet, sepse kjo do të sillte automatikisht hetimin dhe gjykimin e korrupsionit të saj që po i merr frymën shtetit. Ai nuk mund të pranojë ndarjen e pushteteve, sepse vetëm me përqendrim dhe komandim të të gjitha institucioneve dhe pushteteve, do të mund të zgjasë jetën e vet. Kabineti Berisha nuk mund të pranojë që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, sepse kjo do të thoshte humbje të sigurt të pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Korrupsioni dhe autokratizmi janë dy patericat që mbajnë në këmbë qeverinë Berisha, prandaj, ndërsa betohet se po punon për 12 prioritetet, ajo bën të kundërtën. Janë faktet që zbulojnë maskaradën e integrimit. Sepse, ndërsa 12 prioritetet dhe integrimi kërkojnë që Presidenti të jetë i pavarur, Berisha caktoi në këtë post një besnik të tij. Ndërsa prioritetet dhe integrimi kërkojnë që kreu i SHISH-it të jetë i pavarur, Berisha jo rastësisht nxitoi të caktojë në gusht në këtë post një besnik të tijin. Integrimi kërkon ndarje pushtetesh dhe prokurori të pavarur po krejt në kundërshtim me këtë, Berisha do të caktojë shumë shpejt kryeprokuror një “qelesh” të tijin, duke shkarkuar Ina Ramën, e cila nuk është më një “Silvia Konti” vetëm sepse nuk i shërbeu Berishës. Dhe është kjo mungesë dëshire për të pavarësuar dhe europianizuar pushtetet dhe institucionet që e shtyn qeverinë Berisha të hyjë në pazare antiatdhetare me qeverinë greke. Sepse vërtet nuk do evropianizim real në Shqipëri, ndarje pushtetesh, pavarësi institucionesh dhe luftë reale kundër korrupsionit, por ama dëshiron që gënjeshtra e integrimit të zgjatet edhe ca vjet me marrjen e statusit të kandidatit, një status që do të shërbente edhe si gjethe fiku e hallateve autokratike dhe e korrupsionit të saj. Dhe Greqia mund të japë një dorë të mirë në realizmin e kësaj ëndrre. Por që ajo ta bëjë këtë favor për qeverinë Berisha, duhet që kjo e fundit t’i bëjë asaj një favor, duke i falur një pjesë të ujërave detare. Një Pazar për Pazar. Një favor për favor. Por asgjë në favor të integrimit të Shqipërisë me Evropën dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

 

 

Fiqiri Sejdiaj: Kush i përçau shqiptarët ?

 

Në vitin 1990 situata në ish-federatën jugosllave paraqitej mjaft dramatike. Kjo shkoi në kufijtë e luftës, kur njësitë përbërëse të ish federatës po shkëputeshin njëra pas tjetrës.  Shqiptarët e Maqedonisë për herë të parë e panë veten të vetmuar. Kjo vetmi i detyroi ata që të bashkohen, duke krijuar partinë e tyre, që do të merrte inicialet PPD: Partia për Prosperitet Demokratik. PPD-ja do të ishte jo vetëm partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni, por, pa të, ndoshta nuk do të kishte qeveri në këtë vend.  Ajo mori rëndësi në jetën e vendit sepse çdo shqiptar i kish kthyer sytë dhe shpresat nga ajo.>>>

 

Maqedonia vërtet e shpalli pavarësinë, por ajo ishte ende e brishtë. lufta e filluar në Kroaci e Bosnjë mund të zbriste edhe në Maqedoni. Po të ndodhte kjo, ekzistenca e Maqedonisë vihej në dyshim. Pra, ekzistonte rreziku që ajo të ndahej më tresh.  Një gjë të tillë faktori ndërkombëtar e kishte më se të qartë, ashtu siç e kishte të qartë se lufta më në jug do të thoshte një luftë ballkanike.

Shqiptarët s’po i mbante vendi. Ata u bënë aq të gjallë, sa që filluan të quhen ekstremistë, separatistë, etj.  Kishte nga ata që pranonin hapur se e gjithë pjesa perëndimore e Maqedonisë duhej të bashkohej me Shqipërinë.

Krahas PPD-së, ishte krijuar edhe një parti tjetër, kjo e fundit maqedonase, e quajtur VMRO-DPMNE, e cila po ashtu kërkonte që pjesa lindore e Maqedonisë të bashkohej me Bullgarinë. Mirëpo, shumë shpejt maqedonasit, që e kuptuan një gjë të tillë, e përçanë keqas VMRO-PDMNE-në. e shpërndarë në tri-katër parti, ajo nuk pëbënte më asnjë rrezik potencial. Me shqiptarët puna qëndronte ndryshe. Sa më të shumta që bëheshin kritikat ndaj saj, aq më shumë bashkohej ajo. Kritikat bënin efektin e kundërt.

Në dhjetor të vitit ’92 Këshilli I Sigurimit praën OKB vendosi të sjellë në aqedoni  forcat e veprimit preventive, që morën emrin UNPROFOR. Ishte hera e parë në historinë e OKB-së që Këshilli i Sigurimit vendoste të çonte forca ushtarake në një vend ku mbizotëronte paqja. Kjo do të thoshtë se Këshilli I Sigurimit praën OKB-së, Unioni Europian, SHBA, NATO, OSBE e të tjerë ishin të interesuara për stabilitetin dhe sovranitetin e Maedonisë.

Edhe beogradi nuk para pëlqente një front të dytë në Maqedoni paralel me frontin e luftës që kish filluar në Bosnjë.

Kjo për Beogradin do të ishte një thikë pas shpine, sepse në të do të implikoheshin shqiptarët e kosovës dhe mbase edhe vetë Shqipëria. Shqiptarët nuk mund të mbaheshin gjatë nën kontroll. Duhej bërë diçka. Por çfarë? Duhej bërë ajo që u bë me VMRO-në. e një gjë të tillë nuk mund ta bënin kurrë maqedonasit, sepse ata nuk ishin të besueshëm. Po kush, atëherë? Vetë shqiptarët!

Filluan kritikat ndaj udhëheqjes së PPD-së dhe kryesisë së saj. Filluan kritikat për shpërdorim të mjeteve financiare. Flitej se janë bërë abuzime të mëdha, se ministrat dhe zëvendës-ministrat shqiptarë në qeverinë maqedonase po shohin interesat e tyre, pa u bërë aspak merak për hallet e popullit (dhe populli kishte jo pak halle).

Ndërkohë, burime Perëndimore bënin të ditur se Tirana zyrtare ishte porositur: Disiplinoni shqiptarët në Kosovë e Maqedoni!

Kështu, në Maj ’93, Tirana zyrtare vendosi përfundimisht se duhej ndërruar udhëheqja e PPD-së. sipas saj, nuk mund të punohej më me “kokfortin” Nevzat Halili dhe me të “rrëmbyerin” Mitat Emini, I pari kryetar I PPD-së dhe I dyti sekretar I saj.

Partia Demokratike, që udhëhiqte jetën e vendit në Shqipëri, formoi një grup dhe e nisi në Maqedoni. Të dërguarit panë terrenin, morën kontakt me njerëzit, I pyetën ata dhe vendosën: “Po, me nevzat Halilin nuk mund të punohet më!”

Maqedonasve natyrisht u leverdiste një gjë e tillë. Përpara ishte regjistrimi I popullsisë, ishin zgjedhjet parlamentare dhe ajo presidenciale. Në mes, kriza ekonomike. Më tutje embargoja greke, që e bënte më të thellë këtë krizë.

Ishte gusht. Ndërsa maqedonasit kishin vendosur të pushonin në Mavrovë e Popovashapka, në Strugë dhe Ohër, shqiptarët kishin vendosur të kundërtën, të grindeshin. Kuvendi qëndror I PPD-së në Shkup e nisi përçarje.

Natyrisht, një degë e partisë, sado e fuqishme që të jetë, nuk mund t’ia marrë legjitimitetin kryesisë qëndrore të saj. Ajo vetëm mund të sugjerojë. Megjiyhatë, Ali Spahia, Dylber Vrioni e Shaban Memia (të dërguarit nga Tirana)  vendosën: Mitat Eminit t’I hiqet legjitimiteti I sekretarit të përgjithshëm të partisë. Pas votbesimit u zgjodh kryesia e re. Për degën e Tetovës në krye të PPD-së u vendos Menduh Thaçi.

Po kush e zgjodhi Mendu Thaçin dhe më vonë Arbër Xhaferin në krye të partisë?

Ali Spahia në kuvendin qëndror të PPD-së lëshoi një rrebesh sulmesh, me fjalët më të ashpra, duke I lënë të gjithë me gojë hapur.

“PPD-ja, – tha ai, -qëllimisht nuk I realizon kërkesat e popullatës shqiptare në Maqedoni”.

I ardhur disa ditë para se të zhvillohej kuvendi qendror, grupi nga Tirana kishte marrë kontakt me njerëz të ndryshëm, kishte mbledhur të dhëna biografike për këtë e atë person dhe, në bazë të këtyre të dhënave, të mbledhura andej-këndej nëpër rrugë e nëpër klube, sulmoi kryesinë e partisë.

Debatet e Ali Spahisë e çuan mbledhjen deri në orët e vona të mbrëmjes. Ajo kishte hyrë në një rrugë pa krye, saqë zor se dilte prej andej atë natë.  Dikush propozoi që mbledhja të ndërpritej dhe shokët të reflektonin.  Që ky reflektim të ishte sa më I plotë u lanë dy javë kohë. . në këtë interval kryesia e partisë vendosi të mblidhej në një takim të ngushtë.  Nuk u bënë as lajmërime e as ftesa publike.  Çdo gjë u bë me telefon,  privatisht.  Mirëpo, çuditërisht I gjithë grupi I PD-së I ardhur nga Tirana mori pjesë edhe në këtë “mbledhje të ngushtë”. Ata hynë demostrativisht, zunë vendet dhe filluan të japin urdhëra. Ndodhi e njëjta gjë sin ë mbledhjen e parë.  Dukej qartë se grupi I Tiranës nuk kishte ardhur në Shkup thjesht për të parë e dëgjuar.

Antarët e kryeisë dhe të kuvendit qëndror filluan të reflektojnë. Askush nuk fliste, askush nuk diskutonte, çdo kush filloi t’I shmangej tjetrit, madje të mos merrte as në telefon.  Gjithkush shihte punën e vet. Deputetët rrinin mënjanë, ministrant në anën tjetër, po kështu antarët e kryesisë. Të heshtur, veç e veç. Askush nuk bisedonte me tjetrin, nga frika se mos akuzohej si komplotist. Përçarja kishte filluar.

Drejtimin e partisë tashmë e kishte marrë plotësisht në dorë Ali Spahia. Pikërisht në këtë atmosferë, televizioni I Tiranës dha informacionin mbi ngjarjet në Maqedoni, ku theksohej se:

“…duket qartë se tashmë PPD-ja, partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni, do të ketë një udhëheqje të re”.

Pas këtij njoftimi, një nga antarët e kryesisë qëndrore iu drejtua ambasadorit shqiptar (Shaban Muratit):

–               Nga doli ky lajm? Kush e shkroi?!

–               Po pse, – iu përgjegj me fodullëk diplomati shqiptar, – unë, a s’jam gazetar?

Pas këtij lajmi të gjithë e kuptuan se nevzat Halili dhe njerëzit e tij Tirana nuk I donte më. Duke hyrë në sallën ku do të mbahej kuvendi njerëzit vrisnin mendjen për prapaskenën. Ata po e kuptonin se regjizori ishte në Tiranë, por ende nuk e kishin aq të qartë se cili actor do të merrte rolin kryesor./

Drama e thurur në Tiranë ishte gracka ku kryetari do të kapej “si laraska”. Bashkë me të do të shkonin edhe pasuesit e tij: mitat Emini, Mahi Nesimi, Ilir Luma, ministra, deputetë, zevendësministra, antarë të kabinetit të partisë e të zyrave qeveritare, si edhe shumë të tjerë.

Para kësaj kasaphane të gjithë vendosën të heshtin.

Shumë njerëz e këshilluan Nevzat Halilin të ishte sa më I qetë, të ruante gjakftohtësinë, që “ushtarët” e tij të mos mbuloheshin me gjak.

“Nuk mund të hesht”, – tha ai

“Nuk mund të hesht”, – tha edhe Mitat mini.

Mbledhja mori që në fillim për ters. U bë pyetja nëse do të jepte dorëheqjen e gjithë kryesia apo vetëm Nevzat Halili dhe Mitat Emini. Ali Spahia foli gjatë. Ai e mori fjalën disa herë. I dërguari I Tiranës kërkonte më shumë se sa kkën e kryetarit të partisë. Ai kërkonte krejt partinë. Një gjë të tillë askush nuk e priste. PPD-ja ishte zënë në kurth.

–               Të mbahet kongresi I parakohshëm, – propozoi dikush.

Diskutime, britma, kundërshtime, zhurmë. Përsëri diskutime, thirrje për të mbajtur qetësi dhe pastaj vendimi:

1.            Të mbahet kongresi I parakohshëm

2.            të zhvillohen mbledhjet urgjente në degët dhe nëndegët e PPD-së dhe të zgjidhen delegatët e kongresit.

Pas këtij filloi votimi. Vetëm dy veta votuan pro kongresit të parakohshëm! Kjo donte të thoshte se kongresin e parakohshëm e kërkonte Tirana dhe jo  vetë PPD-ja. Ishte 21 shtator 1993.

Ndërkohë në skenë doli “afera e armëve”, siç e quajti Tirana zyrtare arrestimin e 8 shqiptarëve, midis të cilëve edhe Mitat Emin, sekretar I përgjithshëm I PPD-së. kjo ngjarje u shoqërua me lloj lloj komunikatash, me akuza e kundërakuza. Ishte krejt normale që një pështjellim I ngjashëm të ndodhte edhe brenda PPD-së.

Kryesia e partisë vendosi të marrë vendimet e v eta pasi të dëgjonte të gjithë antarët e kryesisë, deputetët dhe ministrant.

Partia nuk kishte shërbim të specializuar për shtypin. Pas çdo mbledhje, aty nga fundi, ngrihej dikush dhe thoshte: “Të lëshojmë edhe një komunikatë!”.

Zakonisht hartimi I komunikatave mbetej në duar individësh, shpesh ato bëheshin të nesërmen. Qëllonte që s’bëheshin fare! Mirëpo në këtë rast puna nuk priste. Komunikata kërkohej urgjent dhe tekstin e saj duhej ta dinin të gjithë.

Shpejt e shpejt, në prani të 44 vetave, u hartua teksti I komunikatës dhe u lexua. Ajo ishte e prerë, e vendosur dhe tepër e matur, politike dhe diplomatike. Thelbi I saj: PPD-ja, partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni, ishte e vendosur të realizonte programin e saj.

Tri ditë më vonë diplomati shqiptar do të pyeste një nga një antarët e kryesisë:

–               Ju e shkruajtët atë komunikatë?

–               Është e pamundur që 44 vetë ta shkruajnë njëherësh një komunikatë, por 44 vetë mund të dëgjojnë dhe ta miratojnë njëherësh atë,- përgjigjej tjetri.

–               Eh sa punë na kini prishur me atë komunikatë, – vazhdonte ambasadori.

–               Eh, sa punë na kini prishur ne juve, -ia kthente tjetri.

–               Në Tiranë janë tepër të shqetësuar për ju, – thoshte diplomati në përmbyllje të porosisë së tij.

–               Edhe në Shkup, kryesia qëndrore, ministrant, deputetët e PPD-së janë shumë të shqetësuar për Tiranën, – merrte ai përgjigjen.

Televizioni dhe ATSH-ja po thonë gjithnjë e më shumë s shqiptarët e Maqedonisë, kryesia e PPD-së, ministrant dhe deputetet e saj janë kontrabandistë, puthadorë, bashkpuntorë të Beogradit. Të gjitha këto tekste televizioni I Tiranës  I jepte pënatë. Ato shkruheshin në tetovë e Shkup nga mendu Thaçi dhe Ali Spahia. Pas arrestimit të Mitat Eminit gati e gjithë kryesia dha dorëheqjen. Boshllëkun e krijuar mund ta plotësonte vetëm kongresi I jashtëzakonshëm. Ali Spahia, Shaban Memia dhe Dylber Vrioni ia kishin arritur qëllimit. PPD-ja tanimë punonte në boshllëk.

Dy ditë më vonë, në 8 prill 1994, u zhvillua tubimi I Gostivarit. Në të merrnin pjesë 18 antarë të kuvendit qëndror nga 52 antarë gjithësejt. Në të merrnin pjesë edhe Ali Spahia e Dylber Vrioni.

Siç tregon Xhevat Ademi, një nga pjesëmarrësit e këtij tubimi, Ali Spahia e Dylber Vrioni kërkonin me çdo kusht të krijonin kryesinë e re të PPD-së.

Kur disa nga pjesëmarrësit e kryesisë së vjetër thanë se këtu nuk jemi as gjysma, se ne nuk mund të vendosim asgjë në kundërshtim me statutin e partisë, Dylber Vrioni e mori statutin e partisë, e tundi në erë dhe gati sa nuk e grisi.

“Këtij I thoni statut ju?!”- pyeti Vrioni me të egër – “Ky nuk është statut! Ky duhet hedhur poshtë!”

Ndërsa Ali Spahia ngulte këmbë: “O do ta krijojmë sot kryesinë e re, o s’ka!”

Ndërkohë,  jë nga antarët e kryesisë, pas debateve të gjata, I tha Dylber Vrionit: “Ju jeni guvernator I Bankës së Shqipërisë. Ç’ju lidh me PPD-në kaq shumë, punët e partisë apo paret e saj?!”

Brutaliteti dhe këmbëngulja e të ardhurve të Tiranës fitoi mbi logjikën dhe demokracinë në parti. Kryesia e re u zgjodh. Kryetar u vu Arbër Xhaferi, ish antar I kryesisë së PSD-së në Kosovë. Mendu Thaçi u vu në rolin e sekretarit të përgjithshëm.

Qysh të nesërmen, Tirana zyrtare e quajti tubimin e Gostivarit “një kuvend historik”. Edhe atëherë, edhe tani, yhuhet se në kongresin e një grupi ishin kaq e ishin aq, kurse në kongresin e grupit tjetër ishin kaq e aq, pasi faktikisht u zhvilluan dy kongrese. Edhe sot vazhdojnë polemikat pse në atë kongres merrte pjesë ky e ai, e pse në tjetrin nuk mori pjesë as ky, as ai.

Nga salla e kongresit u larguan pikërisht ata që duhej të largoheshin. Në të mbetën rrëmujëtarët, rrugëtarët, inatçinjtë, kokëfortët, sehirxhinjtë, nxënës të shkollave të mesme, fëmijë, fshesarë, shitës zarzavatesh etj. Beqir Zhuta e Xheladin Murati, për shembull,, s’mund të rrinin kurrësesi me ata që hipnin mbi karrige dhe u binin me këmbë atyre. Po si mund të qëndronin në këtë sallë delegatët e vërtetë dhe të mbanin aty forumin e lartë të partisë, kur mungonte atmosfera minimale e punës normale, dëgjueshmëria e të tjera kushte elementare?

Qysh atëherë u kuptua se për}arja e PPD-së nuk erdhi nga pakënaqësia e radhëve të partisë, as nga politika që ndiqte udhëheqja e saj.  Ajo nuk erdhi as si rezultat I pakënaqësisë së popullatës së saj ndaj kësaj partie. Pas vitit 1992 PPD-ja u angazhua  të rihapte shkollat e mesme në gjuhën shqipe dhe I rihapi ato. Ajo u nagazhua gjithashtu t’I mbushte këto shkolla me nxënës dhe I mbushi.  Ajo mori përsipër të zgjeronte programin e radio-televizionit dhe e zgjeroi. “Flaka e vëllazërimit”, e vetmia gazetë në gjuhën shqipe në Maqedoni, u bë gazetë e përditëshme.

PPD-në nuk e përçau as Tirana. Plasaritja e saj e ka burimin shumë më larg se territory I Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ajo fillon me kanceleritë e Perëndimit dhe të Lindjes, të cilat, për hir të pavarësisë dhe sovranitetit të Maqedonisë, nuk donin që shqiptarët të ishin të bashkuar.  Të bashkuar ata mund t’I lëviznin gjërat sit ë donin. Mirëpo kush mund të garantonte se gjërat do të lëviznin në drejtimin e duhur? Prandaj u gjet rruga më e shkurtër: të përçahen. Duke qenë të përçarë edhe kontrolli do të ishte më I lehtë.

Vetë maqedonasit nuk mund ta arrnin kurrë një përçarje të tillë.i vetmi mekanizëm I mundshëm do të ishin vetë shqiptarët. Por as shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin të besueshëm. Një gjë të tillë mund ta bënin vetëm shqiptarët e “dheut-amë”, ata që udhëhiqnin aktualisht Shqipërinë – PD-ja, e cila sapo kish marrë pushtetin dhe nuk mbante mbi supe hipotekën e së kaluarës.

Dhe PD-ja e bëri. Fatkeqësisht në mënyrën më brutale dhe më të keqe. Ky është rasti I parë që shqiptarët në mënyrë institucionale shkatërrojnë shqiptarët. Ndërkohë që Berisha trumbetonte se shqiptarët e Maqedonisë duhet të marrin pjesë në qeveri e në parlament, nga ana tjetër niste emisarët e vet ne Maqedoni për të bërë të kundërtën.

Të përzier në aferën e armëve, ata që e drejtonin Shqipërinë në atë kohë gjetën mënyrën më të mirë për të larë duart si Pilati e ;për të spostuar vemendien nga korrupsioni.

Kishte edhe jë arsye tjetër që kreu I shtetit shqiptar e çoi në përçarje PPD-në drri në fund. Me këtë akt ishte rasti t’I tregonte edhe I. Rugovës se qendra e gravitetit për të gjtha forcat politike shqiptare kudo në botë ishte Tirana dhe jo Prishtina. Se ai që mund të ndante apo bashkonte shqiptarët ishte Berisha dhe jo Rugova.

Shtator 1997

 

Marrë prej librit: Fiqiri Sejdiaj: “Maqedonia si e kam njohur”, Tiranë 1998, f.101 – 108

 

Nga Andrea Stefani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu