InDoks, sonte me fillim nga ora 20:10, në Rtv Dukagjini dhe Live në Insajderi, do të transmetojë dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”.
InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thellë në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike.
Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.
Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë?
Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?
Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi.