Drenas vendos vetë !!

0
569

astrit-gashi

Sot është dita juaj qytetar të Drenasit. Sot nuk i keni mercenaret nga Prishtina qe të ju tregojnë se kënd me votuar. Sot ju vendoseni vete se kush eshte me i duhuri per ju dhe komunitetin qe jetoni ne qytetin tonë.

E di se e keni vështire të vendoseni, sepse ata qe ju qeverisen me vite nuk ju kane dhenë alternative. Ju qytetaret e Drenasit e dini se PDK -në e Drenasit që 17 vite se pyet kush. Ata kane një kryesi ne Drenas vetëm per dekor, por janë vrima e fundit e kavallit. A ka opozitë në Drenas JO! Shume thonë se pse nuk përkrahet Ramiz Lladrovci !? Ai po te kishte shtet dhe ligj nuk do te kishte mundur fare te konkurroj per kryetar. Ekzistojnë fakte se ai vetëm ditën e zgjedhjeve i bene një muaj si banore i Drenasit ai mund te ketë ndërruar adrese por ligji e potencon sakte ata qe duan te lexojnë. Por si dhe per kënd do te votojnë nesër Drenasi !! Mendimi im eshte ky. Nesër ne Drenas nuk do të dalin në zgjedhje me shume se 35%. Dikush mund të thotë se në tubime u pane sallat plot ! Jo ata ne tubime nuk janë banore të Drenasit dhe nuk ka te drejt te votojnë pas pak orëve që hapen kutit e votimit. Pse opozita dështoj me mund Kadri Veselin për të cilin nuk kam pike respekti !! Arsye ime per mos respekt ndaj tije eshte dështimi i tij si udhëheqës i SHIK/ut. Infiltrimi i shume njerëzve te dyshimtë ne ketë shërbim te dështuar rezultojë qe i gjithë struktura komanduese e UÇK/së te jete ne burgosur. Kështu do te fundos dhe partine që drejton. Reputacioni i tij ne politike eshte shume i vogël sa qe ne qytetin e tij u mund nga nje tugjare i kafshëve. Opozita ne Drenas do ti kishte fituar zgjedhjet nëse Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do te kishin dëgjuar propozimin tim që të nominojne Sokol Goshanin per kryetar të Drenasit nga kampi opozitar. Ai do te fitonte në Drenas. Ftoj qytetaret e Drenasit që nesër mos të votojnë asnjë kandidate duke e lene fletën e votimit te bardhe ashtu siç janë vete këta qytetare qe sakrifikuan me se shumti per lirinë e Kosovës . Drenas mos ju nënshtro krimit por vendos vete per veten tende. Nesër mos voto respektoje mendimin tend dhe shpirtin Drenicas . Këto zgjedhje janë dale nga një proces i montuar andaj ti nesër MOS VOTO rrini në shtëpi!!

Shkruan: Astrit Gashi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu