Drenicaku së bashku me familjen proteston para Qeverisë duke kërkuar shtëpi (Foto)

0
790

Në duar mbante flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ndërsa së bashku me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten, kishin shtruar vetëm një batanije në tokë dhe disa copa buke pikërisht para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte mënyra që Kadri Çitaku nga Drenica ka vendosur të protestoj për kushtet e tij të rënda.

Kërkesa e tij është shumë e tjeshtë “Dua shtëpi”, ishte lutja qe Kadriu i bënte qeverisë së shtetit.

Kadriu që nga mëngjesi ishte ulur në hymje të ndërtesë së Qeverisë bashkë me familjen e tij për të kërkuar që edhe fëmijët e tij të kanë të drejta si të gjithë fëmijët e “pushtetarëve”, me ironi ai tregon se si qeveritarët apo dikush tjeter nga Institucionet nuk e kanë vizituar as një herë per te par problemin e banimit edhe pse ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe bubreci ishte në UÇK , krejt nga familja jone jemi kon” ishte shprehja e tij qe asnjëherë nuk harronte ta lëshonte flamurin e dy shteteve nga dora.

“ Jam nip i Skënderbeut vëlla i Adem Jasharit, i lutem zotit që po flas shqip, por dua bukë dhe kushte për jetë”, ishte e vetmja gjë që kërkonte nga shteti.

Kadri Çitaku thotë se do të qëndroj këtu edhe pse është ftohtë për fëmijët.

“Unë do të qëndrojë deri sa të mundem”, ka thënë ai duke shtuar se do të protestoje prapë për kërkesat e tij.

Nga ana tjeter Qeveria Thaqi ka ofruar ne 4 vitet e shkuara qindra miliona euro per kthimin e serbve dhe ndertimin e shtepive te tyre

Projekti “Kthimi në Softaj”, ka bërë që 9 familje serbe pas dhjetë vitesh të kthehen në vendin e origjinës prej nga janë zhvendosur, ndërsa me këtë projekt ka përfituar edhe një familje shqiptare…

Në komunën e Ferizajt janë realizuar tri projekte të mëdha të kthimit, si në fshatin Babush, Talinoc të Muhaxherëve dhe Bablak, ku janë ndërtuar 160 shtëpi për të rikthyerit.

(E plotësuar)Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga 125 milionë euro, që serbët e Kosovës ia kanë borxh Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Komuna e Parteshit, të enjten u kanë dorëzuar çelësat e 12 shtëpive të reja për familjet e të kthyerve në Partesh. Shtëpitë janë ndërtuar në kuadër të projektit për përkrahjen e kthimit të qytetarëve serbë në këtë komunë.

Vetem në Komunen e Istogut jan kthyer 300 familje Serbe dhe te gjitha kan perfituar shtepi banimi dhe mjete per te punuar, si Traktor, dhe mjete tjera pune, deri dhe kazan per te pjekur rakin ua ka blere serbeve Qeveria e Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shqiptarve su ben pune as Protesta, serbet i lusin dhe i joshin me Shtepi, Traktor dhe para


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu