DW: S’ka eufori në Kosovë për çlirimin, besimi në politikanët është i ulët, të rinjtë po ikin

0
468
DW: S’ka eufori në Kosovë për çlirimin, besimi në politikanët është i ulët, të rinjtë po ikin

“Besimi në politikanët është shumë i ulët, të rinjtë po ikin”, kështu e nis shkrimin Deutche Welle, në të cilin flitet për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Përveç kësaj, nënvizohet edhe numri i lartë i papunësisë, dhe përpjekja e të rinjve kosovarë për të ikur jashtë vendit për një të ardhme më të mirë.

Një prej destinacioneve më të preferuara, po konsiderohet Gjermania.

“Kosova po feston 20 vjetorin e çlirimit nga Jugosllavia dhe arritjes së NATO’së. Por atje ka pak eufori. Papunësia është e lartë dhe besimi në politikanë është i ulët. Është rritur edhe numri i të rinjve që të ardhmen e tyre e shohin diku tjetër. Një prej vendeve më të popullarizuara është Gjermania”, thuhet në këtë shkrim.

Lidhur me këtë çështje në Kosovë ka qëndruar gazetari i Deutche Welle, Autori Guy De Launey, i cili tregon se si shqiptarët e Kosovës presin për orë të tëra para ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, për të aplikuar për një vizë pune apo studentore.

 Për të ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se Kosova po punon që një gjë e tillë të mos ndodh.

“Gjermania është shteti që i pret ata. Që pret më shumë kosovarë, se çdo vend tjetër në Evropë. Është shumë e mërzitshëm fakti që ikja vazhdon. Ne duhet të punojmë shumë që të mos ndodh një gjë e tillë. Ne duhet t’iu japim një alternativë e njerëzve tanë, për një punë këtu në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë ka thënë se po punon për të thithur investime të huaja, megjithatë thotë se është shumë e rëndë të shihet se si kosovarët po ikin.

“ Ne po punojmë për të thithur investime të huaja, nga Evropa, SHBA-ja, duke shpresuar për krijimin e vendeve të reja të punës, por është shumë e rëndë të shihet se si të rinjtë ikin”, shprehet ndër të tjera Haradinaj.

Të rinjtë e intervistuar, thonë se ikja ndodh shkaku i një klase të korruptuar politike, që i bën ata të mos shohin shpresë në Kosovë për ndërtimin e të ardhmes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu