Dy aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për terrorizëm lirohen nga paraburgimi

0
423

atdhe-arifi-dhe-egzon-haliti

Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti sonte pritet t’i dërgojnë në arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit, siç mëson periskopi, ka marrë vendim që ata të lirohen nga paraburgimi .

Të dy akuzohen për terrorizëm, bashkë edhe me dy të tjerë, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha, e bashkë me ta akuzohej edhe Astrit Dehari i cili ka ndërruar jetë në kohën sa ishte në paraburgim në Prizren. Ndërsa, Petrit Ademi ka një javë që është liruar, ka vetëm masën për paraqitje në Polici.

Ata akuzohen për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më 4 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu