Dy jave pas kidnapimit të Naim Zeqirit, nga Xhandarmëria serbe, s’ka asnjë reagim prej institucioneve tona!

0
848

Traktor

Të martën bëhen dy javë, kur në një incident në zonën kufitare Kosovë-Serbi ndodhi një vrasje, dhe një person u plagos dhe i njëjti u kidnapua nga Xhandarmeria serbe.

Këto ngjarje ndodhën pasi tashmë i kidnapuari nga Dumnica e Epërme e Podujevës, Naim Zeqiri kishte shkuar për të pre dru, kur papritmas nga Xhandarmëria serbe ishte qëlluar. Ndërsa pas disa orëve është vrarë shqiptari tjetër, Fatmir Mehmeti po nga Xhandarmëria serbe.

Avni Islami, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, thotë për gazetën “Bota sot” se, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Komuna apo institucionet e Kosovës, asnjë sqarim apo kërkesë nga ana e Kosovës dhe asnjë kontakt me familjarët e të plagosurit.

“Dënimin pa gjyq ja bëri Bajram Rexhepi (doktori), apo Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili tha se “edhe ata kanë të drejt me mbrojt token e vet”. Unë po i them doktorit se ai s’ka të drejt të kidnapoi qytetarët në zonën ku mu aty ndahet kufiri, mu aty është vendi i Shqiponjave, aty thirret Orrlishtë”, thotë Islami.

Islami pyet se, kush do t’i mbron qytetarët e Kosovës; Serbia, Mali i Zi, apo Maqedonia?

“Sepse, askush nuk po interesohet për shqiptarin e kidnapuar Naim Zeqiri, i cili ndodhet në CEZ-en famëkeqe të Beogradit. Edhe një fyerje për qytetarët e Kosovës nga institucionet të cilat me aq mund i kemi krijua. Deri kur kështu do të nëpërkëmbet dinjiteti i qytetarit të Kosovës, askush ma nuk po e dinë”, thekson Avni Islami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu