Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka treguan edhe njëherë se janë patriotë të mëdhenj.
Vitin e kaluar kur Taulanti ishte i vetëm përballë 12 lojtarëve serb, atij i shkoi në ndihmë Lenjani si shok i mirë i tij, ndërsa patriotizmin e tyre nuk mund ta mohoj askush.
Ndërkohë pas ndeshjes madhështore në ‘Elbasan Arena’, ku Shqipëria riktheu rezultatin ndaj Armenisë 2-1, Xhaka dhe Lenjani treguan edhe njëherë se sa patriotë janë, transmeton Telegrafi.
Pas ndeshjes duke festuar me tifozë, të dy heronjtë tanë vënë në kokat e tyre plisat e bardhë që identifikohen me ta shqiptarët.
E natyrisht që ky gjest i tyre ishte i madh, pasi tifozët në stadium filluan t’i thërrasin emrat e tyre dhe i duartrokitën fuqishëm.
Kujtojmë që në ndeshjen Shqipëri – Armeni, Xhaka dhe Lenjani ishin edhe asistues të golave të Mavrajt dhe Gashit.