Dy plus dy në politik, nuk bëjnë katër

0
852

Këto ditë është “tronditur” skena politike e Kosovës, me lojën e paramenduar të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë z. Hajredin Kuçit dhe Kuvendit të Kosovës. Analist të shumtë, ose nuk guxojnë të shpalosin mendimet e veta, ose nuk donë për të publikuar lojën që ndodhi me fajin e të dyja palëve.

Kodi Penal për të cilën është quar e qohet pluhur, ka vu në dilemë shumë gjëra, që janë një mësim për qytetarin, se duhet menduar mirë e mirë kur të shkojë te arka e votimit dhe me këmbëngulje duhet të kërkojë sistemin me vota të hapura, e jo me regjistër partish.

Në të dyja raste Kuvendi i Kosovës ra në provim, e sidomos në rastin e dytë të votimit të Kodit Penal, sepse jo vetëm se ishte bërë çështje midiale përbrenda Kosovës, por pati edhe reagime nga shumë faktor ndërkombëtare, qoftë të institucione apo organizata joqeveritare dhe kjo e shtyri Presidenten ta kthej në rivotim, me kusht që tre nenet kontestuese të hiqen.

Kuvendarët sheshit dolën jo seriozë në votim, kjo jep për të nënkuptuar për lojën e shumë ligjeve që janë miratuar dhe sot nuk po mundën të gjejnë zbatim në jetë për shumë arsyeje. Kjo na dha për të kuptuar se kuvendarët ulën në ulëset e tyre sa për të marrë paga të majme dhe nuk lexojnë as një projektligj që u shkon për miratim, por si delet kur vrapojnë pas kripës, kur bariu i dërgon pranë koritave apo gurëve të mbuluar me të.

Z. Kuçi deshi të kalkulojë në politik, por kjo i tregoi se në politik dy plus dy nuk bëjnë katër. Premtimi i dhënë dhe i mbajtur për dorëheqje tregoi se z. Kuçi deshi të tërheq poenë politik për kalkulime të mëtejme, mirëpo kjo për ata që nuk e njohin metodologjinë e hartimit të ligjeve mund të ketë konotacion pozitivë, mirëpo pjesa intelektuale e dinë, por nuk donë për ta thënë, se ky Kod Penal e ka burimin mu nga Ministria që Ai drejtonte dhe nuk e ka pa të rrugës një herë të konsultohet me zyrën kompetente, për një ligj kaq me peshë, në të cilin janë paraparë gjëra mbi ardhmërinë e qytetarit, qoftë me konstatim fajësie, por ndodh edhe që qytetari të del i pafajshëm për akuzën e ngritur nga teket apo tendencat për t’ia humbur perspektivën individuale e familjare ndonjë qytetari. Kjo, ngase z. Kuçi është tepër i ngarkuar me detyra institucionale dhe private (si profesor universitetesh) dhe u mundua që fajin ta barti diku tjetër, pra tek zyrtarët e vetë për një “lëshim” profesional të tillë.

Ky, duke e ditur, se afera e ngritur mediale dhe trysnit nga ndërkombëtarët për të ruajtur gazetarët nga manipulantët dhe hakmarrësit, mendoi se do të hiqeshin nenet e diskutuara, paraqiti “dëshirën” për të dhënë dorëheqje, nëse ky Kod Penal nuk do të pësonte ndryshime e kërkuara. Kjo siguri e Tij, e yshtur për pozicionim edhe më të fortë përbrenda partisë dhe skenës politike në përgjithësi, bëri që t’ia rrëmih vetës varrin, se sikur të dinte se dikush kujdestaronte për ta larguar nga skena institucionale e më vonë edhe partiake, nuk do të rrihte gjoks.

Loja që u zhvillua në votimin e Kodit Penal në Kuvend, nxori në shesh edhe kujdestarët, që edhe nuk kanë menduar se do të bënte kaq bujë, sepse do ta kishin toleruar në këtë rast, për të pritur ndonjë moment më të përshtatshëm. Kjo nxori në shesh për të satën herë, por në mënyrë më të theksuar tash me një Kod Penal që është i interesuar edhe faktori ndërkombëtar të jetë në nivel, seriozitetin e partisë në pushtet, duke manipuluar me kuvendarët, që sa herë nuk u bien rrobat për shtati të rikthejnë çështjet në Kuvend, të cilin e kanë shndërruar një arenë lojërash me klounë për argëtim.

Ende nuk është kuptuar si duhet rroli i Kuvendit, prandaj edhe bëhen lojëra të pista. U sugjerojë kuvendarëve të lexojnë këtë mendim të Luigj Gurakuqit për rolin e tij: “Parlamenti àsht nji vend i shenjtë, sepse këtu çkoqiten e mprohen interesat e kombit dhe të atdheut. Në parlament mâ mirë se askûnd mund të mbrohen ligjërisht ashtu si duhet të drejtat e popullit kundër shpërdorimeve t’organeve të qeverisë. Parlamenti duhet të nxjerr edhe ligje kombëtare e shtetërore, për jo vetëm rrojtjen e tij, por edhe përparimin e qytetnimin e vet.” Ky mesazh vlen për qeveritarët, që të mos manipulojnë me kuvendarët, sepse të drejtën e riprocedimit apo të ndryshimeve e kanë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe procedura e rregull, tre muaj pasi të hyj në fuqi. Mirëpo ky mesazh duet të vlej edhe për qytetarin, që të mendoj mirë r mirë para se të lëshojë votën e tij në arkën e votimit.

 

Prishtinë, 26.06.2012

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu