Dy skenarët PDK-së për koalicion me LDK-në dhe AAK-në

0
618

Thaqi dhe Kuqi

Partia Demokratike e Kosovës i ka gati dy skenarë, me të cilët po synon t’i krijojë institucionet e reja të vendit, sipas të cilëve skenarë u është bërë ofertë për koalicion tri partive të Bllokut LAN.

Burime të besueshme të televizionit Rrokum brenda PDK-së e partive të Bllokut VLAN, kanë bërë me dije se tashmë partia e Thaçit, i ka nisë ofertat konkrete për LDK-në e për AAK-në. E pa asgjë s’ka mbetur as Nisma e Fatmir Limajt.

Skenari i parë për PDK-në është lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike.

Partisë së Isa Mustafës, i janë ofruar postet e rëndësishme shtetërore, kryeparlamentari dhe Presidenca.

Por, postin e kryeministrit, Thaçi pretendon ta mbajë për vete.

Në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe Nisma për Kosovën, që me 6 deputetët e saj, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe katër ministri.

“Njëri nga deputetët tanë është takuar me njërin prej nënkryetarëve të PDK-së, ku e ka marrë një ofertë për bashkëqeverisje. PDK është e gatshme ta japë postin e kryeparlamentarit, ndërsa ka dhënë garanca që kandidati për President me qenë nga ana jonë, ndërsa për veti me e mbajt postin e kryeministrit”, ka thënë burimi i televizionit Rrokum, brenda LDK-së.

Ndërsa AAK-së së Haradinajt, PDK i ka bërë një ofertë tjetër, ka thënë një burim tjetër brenda Bllokut.

Opsioni i dytë i PDK-së është që postin e kryeministrit t’ia ofrojë kandidatit të Bllokut për këtë post, Ramush Haradinajt, ndërsa postin e kryeparlamentarit dhe atë të Presidentit t’i mbajë për vete.

Edhe në ofertën për AAK-në, përfshihet edhe Nisma.

“Ofertën e njëjtë që ia ka ofruar Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, PDK përfshinë edhe Nismën.
Në këtë ofertë kandidat për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj, ndërsa dy postet e tjera i mban PDK. Nisma e ka postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryeministrin”, ka thënë ky burim.

Emrat e deputetëve të Bllokut, me të cilët po negociojnë zyrtarët e PDK-së për arritjen e një marrëveshje janë të njohur për redaksinë e TV Rrokum.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu