Dy të arrestuarit në Zvicër kishin vizituar terroristin nga Tetova në korrik

0
62
Dy të arrestuarit në Zvicër kishin vizituar terroristin nga Tetova në korrik
Special police patrol outside a church in Vienna, Austria, Thursday, Dec. 27, 2018. First police reports indicated an armed robbery. (AP Photo/Ronald Zak)

Dy të dyshuar janë arrestuar në qytetin Winterthur të Zvicrës, pasi mendohet se kanë lidhje me personin që kreu sulmin në Vjenë të Austrisë më dy nëntor. Mediat zvicerane kanë raportuar se këta persona në korrik të këtij viti kishin vizituar sulmuesin.

Gazeta zvicerane NZZ ka shkruar se dy burrat, njëri i moshës 18 vjeçare dhe tjetri 24, qëndruan në Vjenë nga 16 deri më 20 korrik, dhe u takuan me sulmuesin në një vend të panjohur.

Gazeta gjithashtu shkroi se personi i armatosur, i cili u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau katër persona në qendër të kryeqytetit austriak, mund të ketë udhëtuar në kantonin e Cyrihut në një moment midis 21 korrikut dhe 2 nëntorit.

Autoritetet zvicerane kanë thënë se dy burrat ishin “padyshim miq” të sulmuesit dhe ishin takuar personalisht, por nuk thanë kur.

Nga e premtja Austria ka arrestuar edhe 15 persona të tjerë si të dyshuar për këtë sulm, shkruan Reuters.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu