Dy terroristët ndodhen në Paris, kanë me vete edhe raketahedhës

0
755

Terroristat Islamik

Pas sulmit terrorist që u zhvillua të mërkurën në selinë e gazetës “Charle Hebdo”, dhe pas një nate gjurmimi, dy të dyshuarit janë parë sot në mëngjes në lokalitetin Aisne, në periferi të Parisit.

Sipas dëshmive, ata gjendeshin në një Clio të hirtë, me armë lufte.
Një punëtor i një pompe të benzinës, afër Billiers-Cotteret (Aisne), siç tha, “formalisht i ka njohur dy të dyshimtit që kanë marrë pjesë në atentatin e Charle Hebdo”, ka shpjeguar një burim i afërt me këtë dosje, transmeton koha.net.

“Dy burrat janë të maskuar, të armatosur me kallashnikov dhe me hedhëse raketash”, ka konfirmuar një burim tjetër.
Një forcë e madhe policore është duke u vendosur në atë pjesë.
“Brigadat e ndërhyrjes janë stacionuar në portën e Villette në Paris dhe ata janë të pajisur me pushkë sulmuese e me veshje anti-plumb”, ka thënë një burim policor.

Sipas gazetës “Le Point”, dy të dyshimtit kanë plaçkitur një pompë benzine dhe janë nisur rrugës jashtë Parisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu